E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Krik”, 11 të arrestuar për drogë e armë

Në pranga kanë përfunduar dhe dy persona të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në 11 vjedhje të ndodhura në Lezhë e Shëngjin

LEZHË Gjatë operacionit të koduar “Krik”, pas hekurave kanë përfunduar 26-vjeçari J. Alcani, lindur dhe banues në qytetin e Lezhës; si dhe 27-vjeçari E. Lulaj, lindur dhe banues po në qytetin e Lezhës. Arrestimi i dy të rinjve është bërë pasi janë dokumentuar një sërë vjedhjesh të kryera kryesisht në qytetin e Lezhës dhe Shëngjinit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, dy të rinjtë kanë pranuar autorësinë e 11 vjedhjeve të dyqaneve të ndryshme në këto dy qytete, ndërsa provat e inkriminimit të tyre policia i kishte siguruar edhe gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes. Po kështu, policia kishte mundur të siguronte edhe pamje filmike të dy të rinjve, ku po shisnin edhe materialet e vjedhura. Po kështu policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin Ergys Çuni, 27 vjeç; Qazim Haçkaj, 28 vjeç; Elton Pëllumbi, 28 vjeç; Festim Gilani, 27 vjeç; Mikel Medja, 21 vjeç;19-vjeçarin Kristian Dodaj; 19-vjeçarin Enlir Cafi; 19-vjeçarin Xhulio Keçi; të cilët akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, mësohet se dje në orën 14.30, në lagjen “Skenderbeg”, në një lokal në afërsi të sheshit të bashkisë, të arrestuarit u kapën në flagrancë duke shitur dhe shpërndarë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanabis sativa. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 qese plastike, si ato të farmacive, përafërsisht me 2.5 gram secila. Ndaj këtyre të arrestuarve policia e Lezhës ka ngritur akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike”. Po dje rreth orës 22.30 policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Bashkim Cara, me banim në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, mësohet se arrestimi i tij është bërë rreth orës 19.30, në një lokal “Bar-Kafe” që ndodhet në lagjen “Nënë Tereza”. Pas kontrollit fizik të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, Bashkim Carës iu gjet në çantë krahu dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip TT, me një krehër në të cili ndodhen shtatë fishekë mod-54.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›