Tryeza PD-PS e së shtunës, presidenti pret në takim ambasadorin e OSBE, Bosch

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Presidenti i
Republikës, Bamir Topi pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme një takim me
ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në vendin tonë,
Robert Bosch.
Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht për agjencinë e
Lajmeve NOA duke saktësuar se në qendër të takimit në fjalë ka qenë tryeza
politike PS-PD, e cila do të mbahet ditën e shtunë në zyrën e Presidentit.
Ky i fundit duket i vendosur për ta zgjidhur
krizën politike, e cila që prej zgjedhjeve të 28 qershorit karakterizon politikën
shqiptare.
Për këtë arsye, ai po merr në konsideratë edhe
të gjitha sugjerimet që po i japin ndërkombëtarët në lidhje me alternativat e
daljes nga kriza politike.
Nga ana e tij, Topi vlerësoi si shumë të frytshëm
e të vlefshëm rolin dhe asistencën e prezencës së OSBE-së në Shqipëri për
konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si
dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Ndërsa ambasadori Bosch shprehu edhe njëherë vlerësimin për rolin e presidentit
Topi duke e siguruar njëkohësisht atë për të gjithë gatishmërinë e OSBE-së për
të ofruar përvojën dhe asistencën e saj në rifunksionimin e suksesshëm të
demokracisë parlamentare shqiptare.
n.e/NOA