E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Dokumenti”, arrestohen falsifikuesit

TIRANE – Operacioni 4 mujor i policisë së kryeqytetit në bashkpunim me specialistë të seksionit kundër krimit ekonomik financiar i koduar “Dokumenti” përfundoi me sukses me arrestimin e dy shtetasve banues në Tiranë.

Shtetasit Skënder Priska, 56 vjec dhe Artan Gjoni, 43 vjec u arrestuan mbrëmjen e djeshme, në flagrancë në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit Skënder Priska e ndodhur në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë, me akuzën e falsifikimit të dokumentave të ndryshme zyrtare.

Hetimet ndaj tyre kishin filluar që në muajin Shkurt të këtij viti dhe u arrit të dokumentohej tërësisht aktiviteti i tyre në fushën e falsifikimit të dokumentave zyrtare e kryesisht certifikata, leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombtare, dokumenta të huaja automjetesh etj.

Bashkë me dy të akuzuarit policia shoqëroi në komisariat dhe një të tretë, Blendi Kotorri 32 vjec banues në Shkozë, i cili në gjendje të pirë kishte sulmuar efektivat e uniformave blu në mbrojtje të akuzuarve.

(a.h/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›