Operacioni, prositucioni luksoz, VIP-at 400 euro per nje nate
Të arrestuarit, 4 muaj aktivitet në hotelet luksoze të Tiranës
Artan CENA
TIRANË - Shkatërrohet një rrjet prostitucioni që shërbente për klientët VIP-a në Tiranë. Operacioni i koduar “Red Lights” (Dritat e kuqe), ka çuar në pranga pesë persona, mes të cilëve dy të rinj dhe tri vajza që shërbenin për të kënaqur epshet e personave që paguanin shuma nga 200 deri në 400 euro për një natë. Ishin burimet zyrtare nga Policia e Tiranës që në një konferencë kanë bërë të ditura detajet e hetimeve katërmujore. Uniformat blu thanë se në pranga janë vënë Besim Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, i akuzuar për shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese më shumë se njëherë të disa vajzave, si dhe Gentian Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, i vënë nën akuzë për shfrytëzim të prostitucionit dhe të moskallëzimit të krimit. Gjithashtu, bashkë me dy të arrestuarit e mësipërm janë ndaluar dhe tri vajzat që përdoreshin si prostituta. Ndaj tre vajzave me inicialet G. M., 24 vjeçe, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O. C., 22 vjeçe, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë dhe F. Ll., 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Krujë, është ngritur akuza e prostitucionit.
Prostitucioni
Katër muaj kishte rrjeti që funksiononte. Informacionet e para operative që kishte marrë policia ishin bërë fakt që të niste një hetim ndaj pesë të arrestuarve. Gjatë hetimeve ishte zbuluar se dy të arrestuarit, Lami dhe Buzi, gjenin klientë VIP-a, shqiptarë, por kryesisht të huaj, për tri vajzat e ndaluara. Hetimet e policisë kanë nxjerrë në dritë se, “Besim Lami dhe Gentian Buzi, të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, për një periudhë 4-mujore kishin ndërtuar një rrjet të sofistikuar për shfrytëzimin e shumë femrave, ku pasi realizonin rekrutimin duke shfrytëzuar vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare të tyre, më i pas i shfrytëzonin në hotele luksoze në Tiranë, duke i siguruar klientë të huaj dhe VIP-a”. Siç mësohet nga grupi hetimor, dy të rinjtë i linin takimet me klientët kryesisht me anë të telefonit dhe më pas i dërgonin vajzat me makinë në ambientet e hoteleve. Klientët duhej që të paguanin një shumë prej 200 deri në 400 euro për të kaluar një natë me një nga vajzat e arrestuara. Pagesa ishte e ndryshme sipas kërkesës së klientit dhe orëve që ai do të qëndronte me vajzën. Tri të arrestuarat janë ndaluar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë në një hotel luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm.
Akuzat
Pas arrestimit të të dyshuarve, burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se hetimet janë ende në vazhdim dhe kjo gjë po bëhet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Hetimet tani janë duke u zhvilluar për të dokumentuar më tej këtë aktivitet kriminal, si dhe do të përgatiten materialet për konsumim të veprave penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” në bashkëpunim dhe të “prostitucionit”. Gjithashtu, ndaj dy të arrestuarve, Besim Lami dhe Gentian Buzi, janë duke u bërë hetimet dhe po përgatitet dosja me materiale që do të referohet edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hetim pasuror ndaj tyre, duke hetuar mbi asetet e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Të arrestuarit
Besim Fahri Lami, 33 vjeç, nën akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese me shumë se njëherë të disa shtetaseve”;
Gentjan Buzi, 33 vjeç, nën akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe të “moskallëzimit të krimit”;
G. M., 24 vjeçe, nën akuzën e “prostitucionit”;
O. C., 22 vjeçe, nën akuzën e “prostitucionit”;
F. Ll., 23 vjeçe, nën akuzën e “prostitucionit”.
24 Prill 2010