Topi sheshon mosmarrëveshjet në rajon, presidentët angazhohen për integrimin në BE
Përfundon me sukses takimi i katër presidentëve të Rajonit të Ballkanit. Palët angazhohen për integrimin në BE dhe bashkëpunimin shumëplanësh
Eljona Ballhysa
Presidentët e katër vendeve të rajonit të Ballkanit janë angazhuar dje në përfundim të takimit të Vlorës për të intensifikuar bashkëpunimin në katër drejtime kryesore. Topi, Sejdiu, Ivanov dhe Vujanoviç kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit në proceset integruese të katër vendeve drejt BE-së, në sigurinë e rajonit, në zhvillimin e infrastrukturës si dhe në bashkëpunimin ekonomik midis vendeve. Nga ana tjetër ky takim është konsideruar mjaft i rëndësishëm jo vetëm për t’u hapur rrugën e zgjidhjes çështjeve të mbetura pezull midis vendeve, por takimi është konsideruar edhe si një mesazh bashkëpunimi që u jepet vendeve të Bashkimit Europian. Ky takim përfundoi me mesazhin se të tjera takime të ngjashme do të zhvillohen midis palëve për të mbajtur të hapur dialogun mes palëve. Ndërsa është dhënë garancia nga Presidenti i Maqedonisë dhe ai i Malit të Zi se Kosova do të bëhet pjesë e tryezave rajonale në të ardhmen, ndërsa dy vendet në fjalë janë në proces të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e ri të Kosovës.
Bashkëpunimi
Në përfundim të takimit dyditor të zhvilluar në qytetin e Vlorës, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Kosovës, Sejdiu, ai i Maqedonisë, Ivanov dhe Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç deklaruan për mediat fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë mes katër vendeve fqinje.
Presidenti Topi theksoi se në plan të parë do të jetë garantimi i lëvizjes së lirë të popujve të Ballkanit si dhe përshpejtimi i perspektivës së integrimit në BE. “Kuptohet, në kuadër të frymës së integrimit euroatlantik, ne dëshirojmë që në plan të parë të kemi lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet tona, të biznesit dhe të gjitha aktivitetet e tjera. Unë personalisht kam demonstruar arritjet e Shqipërisë dhe përpjekjet që po bëhen për të zgjeruar këtë lloj bashkëpunimi: një diplomaci e re në rajon, një përmirësim i ndjeshëm i infrastrukturës, një sinkronizim i interesave të vendeve tona për të punuar për një sistem energjetik të përbashkët në rajon, një rritje e turizmit reciprok, ku pa dyshim Shqipëria ofron një bregdet të mrekullueshëm dhe ajo që është thënë dhe herë të tjera, Shqipëria u jep akses të gjitha vendeve të rajonit në portet e saj të rëndësishme”, - është shprehur presidenti Topi, ndërsa bëri të ditur dhe angazhimin për sigurinë e rajonit dhe thellimin e luftës kundër kriminalitetit.
“Kemi diskutuar rreth nevojës së thellimit të punës dhe bashkëpunimit për sigurinë në rajon, për luftën kundër kriminalitetit, patjetër dhe për krijimin e një klime atraktive për të gjithë investitorët që vijnë nga jashtë rajonit tonë. Ne shprehëm së bashku dëshirën që të gjitha vendet e rajonit që kanë të njëjtën aspiratë të integrimit euroatlantik, t’u bashkohen këtyre interesave dhe shpreha mendimin që vendet e Bashkimit Europian do të na vlerësojnë më shumë, nëse vendet tona do të bashkëpunojnë dhe do të rrisin standardet ekonomike dhe të mirëqenies”, - ka bërë të ditur presidenti Topi.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë fjalës së tij theksoi se politika e rajonit ua ka borxh qytetarëve të saj dhënien e së drejtës së lëvizjes së lirë dhe zhvillimeve pozitive ekonomike e më gjerë. “Për ne është borxh i veçantë që të japim, të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve tanë dhe ato janë pikërisht në pjesën praktike, në shpejtimin praktik për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve në bashkëpunimet ekonomike veçanërisht, në bashkëpunimet kulturore të fushave të shumta dhe të dijes, në atë që do ta quaja të konkurrencës sportive, pse jo, dhe të shkëmbimit të përvojave më të mira të mundshme në arritjet e deritanishme”, - është shprehur Sejdiu, ndërsa ka theksuar se është koha e duhur për të dhënë kontributin e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, gjatë fjalës së tij, shprehu gatishmërinë e Maqedonisë për të ndihmuar tri vendet fqinje në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në procesin që deri tani Maqedonia ka kaluar. “Kjo tregon se pas një kohe të gjatë në të gjithë rajonin po vendosen parime të njëjta dhe vlera të njëjta. Kjo tregon se rajoni tani po bëhet më kompatibël dhe dërgon një mesazh pozitiv edhe jashtë tij”, - është shprehur Ivanov. Ai theksoi se përgjegjësia e krerëve të shteteve në fjalë është “që të përmirësojmë infrastrukturën e rajonit dhe të krijojmë mundësi më të mira për komunikim dhe lëvizje. Krijimi i një aksesi më të mirë në tregjet e rajonit është shkëmbimi i mallrave, shkëmbimi i shërbimeve dhe mundësia për të kënaqur kërkesat e brezave të ardhshëm. Pra, në kuadër të kompetencave që kemi si presidentë, ne duhet të nxisim këtë bashkëpunim, ne duhet të nxisim këtë komunikim, i cili do të sjellë një respekt të ndërsjellë më të madh”, - është shprehur Ivanov. Ai gjithashtu shtoi se “është momenti i vërtetë për ta parë këtë pjesë të rajonit si pjesë të Ballkanit, si pjesë të Mesdheut dhe këtë pjesë të Europës”.
Edhe Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç, gjatë fjalës së tij, ndërsa ka vlerësuar takimin e organizuar me nismën e presidentit shqiptar, është shprehur se ky takim do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të vendeve në të ardhmen. “Kemi pasur bisedime konstruktive me zotin Topi, me zotin Ivanov dhe kemi konstatuar që ato janë cilësore dhe me një vendim të qartë në të gjitha fushat, që nuk kemi çështje të hapura dhe që ekziston një synim të nxisim këto që intensiteti dhe cilësia e komunikimit në nivelin më të lartë të bisedimeve, në atë midis presidentëve, është mesazhi më i mirë edhe për organet shtetërore dhe për qytetarët dhe vazhdojnë afirmimin e marrëdhënieve të mira dhe shfrytëzojnë shansin për avancimin, veçanërisht në sferën e ekonomisë”, - është shprehur Vujanoviç.
25 Qershor 2009