Opozita akuzon Qeverinë për mashtrim me rritjen ekonomike

Malaj: Rritja ekonomike për vitin 2009 kap shifrën 0.4%, jo 9.9%
Deputeti i PS, Arben Malaj reagoi ndaj dhënies së licencës së operatorit të katërt celular nga qeveria, duke deklaruar se nuk mund të bëhen privatizime strategjike 2 muaj para zgjedhjeve. Dy muajt e fundit asnjë qeveri nuk mund të bëjë privatizim në sektorin strategjik, u shpreh Malaj. Ai shpjegoi se kur ERT e ka deklaruar të dështuar procesin, atëherë procesi duhet të ritestohej dhe të kishte transparencën maksimale. Çmimet e larta me të cilat shqiptarët paguajnë faturat e celularëve tregojnë qartë dështimin e qeverisë në këtë fushë. Dështimi në sektorin e telefonisë duket qartë për shkak të kostove të rënda që paguajnë shqiptarët, tha Malaj. Më tej, deputeti Malaj reagoi ndaj studimit të bërë nga bashkëpunimi mes INSTAT-it, PNUD-it dhe Bankës Botërore, nga i cili rezulton se Shqipëria vazhdon të provojë ulje të ndjeshme të varfërisë në periudhën 2005-2008. Ai deklaroi se rritja ekonomike e vendit deri tani vlerësohet se do të jetë vetëm 0,4% nga 9.9% që deklaronte qeveria. Sipas tij, të ardhurat e tremujorit po vërtetojnë rënie të tyre, duke e bërë më të vështirë dhe më të shtrenjtë financimin e buxhetit. Të ardhurat tatimore vetëm për tre muaj kanë një mosrealizim rreth 4,3 miliard lekë. Ndërkohë që, shpenzimet e tre mujorit kanë tejkalime të shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore dhe ka mos realizime në mbështetjen buxhetore për ndihmën ekonomike dhe papunësinë. Malaj tha se investimet publike janë me tejkalim edhe pse qeveria ka mos realizim të ardhurash, duke rënduar deficitin dhe koston e financimit të tij. Financimi i investimeve me burimet e brendëshme të qeverisë ka tejkalim me 10 % ndërsa financimi me mbështetje të donatorëve është vetëm 8 % e shumës vjetore, u shpreh Malaj. Ai vijoi se vetëm 15 % e investimeve të brendëshme ose vetëm 2,3 miliard lekë nga rreth 16,5 miliard lekë janë për investimet në të gjithë Shqipërinë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, etj. Sipas tij, kjo rrit shqetësimin se kompanitë private që po investojnë paratë e tyre për qindra projektet elektorale të copëzuara në të gjithë Shqipërinë do të gjenden në vështirësi për punime të kryera dhe të papaguara. KLSH duhet menjëherë të nisë kontrollin për keqpërdorimin e investimeve publike të vitit 2009.Në mënyrë të përsëritur në pasqyrat fiskale të qeverisë ka deformim të shifrave për të fshehur dështimet e tyre, siç është rasti i ndihmës ekonomike, ku mos pagesa e saj ndihmës ekonomike nuk është 77 milion lekë, por 277 milionë, bëri të ditur Malaj.Rasti i përsëritur i falsifikimit të treguesve të buxhetit është tejkalimi i shpenzimeve për sigurimet shoqërore rreth 605 milionë lekë për të fshehur mos realizimet e të ardhurave në total, deklaroi Malaj. Duke iu referuar shifrave të vet qeverisë, Malaj tha se ka dështim në mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe akcizat për rreth 4,5 miliard lekë dhe ka tejkalim të ardhurash nga tarifat dhe shërbimet e institucioneve që rrisin kostot e biznesit me rreth 2,6 miliard lekë. Deputeti Malaj nënvizoi se mungesa e të ardhurave nga privatizimi vazhon dhe shifrat e deklaruara në këtë tre mujor janë akoma jo transparente dhe të pa qarta. Ndërkohë sipas tij, qeveria vazhdon të injorojë impaktet negative të krizës, pasiguria e të ardhurave është rritur, shpenzimet elektorale po rriten ndjeshëm, kostot e borxhit do të jenë në rritje. Duke iu referuar deklaratave të Institucioneve Ndërkombëtare për uljen e rritjes ekonomike sipas Malajt, qeveria po i keqpërdor për qëllime elektorale. Në këtë kuadër vijoi Malaj, financimi i buxhetit do të jetë në vështirësi në rritje në muajt e ardhshëm.Kjo vështirësi kërkon disiplinë buxhetore dhe nuk mund të zgjidhet me marrjen borxheve me kushte të rënda tregtare të cilat do të jenë një barrë shtesë për taksapaguesit shqiptarë, theksoi Malaj, duke shtuar se të gjitha vendet e rajonit edhe pse e kanë deficitin më të vogël se Shqipëria janë duke aplikuar paketa antikrizë, duke ndalur fryrjen e admnistratës, disa kanë bërë edhe shkurtime, duke mos bërë rritje shpenzimesh pa burimet përkatëse dhe pa rritur deficitin dhe borxhin e tyre. Malaj theksoi se këto vende kanë riparë mundësitë për të rritur të ardhurat, këto vende kanë vënë nën kontroll shpenzimet dhe nuk kanë nguruar të shkurtojnë shpenzime të panevojshme dhe jo efektive.Në qoftë se kryeministri beson se granti 2 milion dollarë nga Kina është argument për të vazhduar këtë papërgjegjshmëri ndaj rrisqeve në rritje në ekonomi. Duhet të sqarojmë se zakonisht 2 milion dollarë janë shuma që nga Kina ju ofrohen partive simotra, por jo shuma për tu ndjerë i sukseshëm nga maja e murit kinez, u shpreh deputeti Malaj në adresë të kryeministrit Berisha. Sipas tij, arroganca e qeverisë në ikje është bërë kritike, duke mos prezantuar asnjë paketë antikrizë dhe keqpërdorimi i buxhetit, janë shenjat më të qarta më të plota dhe më konkrete të krizës të qeverisë në ikje.