PSV91: Drejtësia shqiptare është dorëzuar para korrupsionit
Kryetari i PSV91, Petro Koçi deklaroi se drejtësia shqiptare është dorëzuar para korrupsionit. Koçi i është referuar zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, që sipas saj, po karakterizohen nga vendime që i nxjerrin pa u lagur ministrat e korruptuar të qeverisë Berisha. Anashkalimi i kësaj çështjeje madhore nga disa segmente të opozitës e komprometon më tej situatën e dështimit te madh te institucioneve politike dhe ligjore te ngarkuara për te luftuar korrupsionin, u shpreh Koçi. Sipas tij, paaftësia e prokurorisë, procedurat e saj të komprometuara hetimore kanë shërbyer si një justifikim juridik për të argumentuar vendime gjyqësore që nxjerrin korrupsionin e miliona eurove pa përgjegjësia dhe pa pasoja penale.
Gjyqësori shqiptar ka demonstruar edhe një herë se përbën një nga shtyllat e mbështetjes se korrupsionit politik dhe qeveritar, tha Koçi. Në gjithë kontekstin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, kryetari Koçi deklaroi se teatri politik ndërluftues mes qeverise dhe prokurorisë e ka thelluar edhe me tej kalbëzimin e sistemit konsensual kushtetues te 21 Prillit dhe te raporteve institucionale mes politikes dhe drejtësisë. Por nga ana tjetër sipas Koçit, mbështetja e një pjese të opozitës për prokurorinë rezultoi më shumë si klienteliste, sesa si parimore. Sipas tij, ndryshimet konsensuale ne Ligjin Për Prokurorinë e kane vene institucionin e prokurorisë nën presionin e drejtpërdrejt të ekzekutivit. Sjelljet kompromentuese të organeve të drejtësisë në detyrimet e tyre ligjore për të luftuar korrupsionin përbëjnë një arsye te madhe politike dhe shoqërore që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbështesin forca politike, të cilat luftën ndaj korrupsionit e kanë prioritet numër 1, u shpreh Koçi. Ajo vlerëson se pastrimi i klasës politike dhe i sistemit të drejtësisë nga korrupsioni mbeten një sfidë e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët votues të 28 Qershorit. Pa luftuar korrupsionin, çdo ndryshim i premtuar i politikës do të jetë i pamjaftueshëm dhe zhgënjyes, theksoi Koçi.