PSD: Qeveria të shkurtojë shpenzimet buxhetore në krizën ekonomike
Partia Socialdemokrate ka reaguar ndaj qëndrimit të qeverisë që po mban në këtë situatë krize ekonomike, duke e cilësuar një sjellje arrogante, e pa shoqe dhe cinike për qytetarët. Në këtë kontekst të krizës ekonomike, PSD i ka kërkuar qeverisë të shkurtojë shpenzimet buxhetore për vitin 2009, të ndalojë shpenzimet marramendëse që kryen vetë kryeministri, kryeparlamentarja, ministrat, prefektët, kryetaret e qarqeve dhe të tjerë nëpunës të administratës qendrore e lokale në fushatën elektorale të filluar qysh në muaji janar të këtij viti,shpenzimet për spotet elektorale te qeverise, shpenzimet e kryeministrit, të kryeparlamentares, të ministrave dhe shumë të tjerëve në takimet elektorale që po kryhen në dy muaj, arrijnë në shifra marramendëse. Sipas PSD, këto shpenzime me ritmet që po kryhen do të kalojnë shifrën e 45 deri 50 milionë eurove.
Në vend që të përkëdhelë nostalgjitë e veta dhe të vizitojë Kinën, gjoja për të marrë kredi të buta, të lidhë urgjentisht marrëveshjen me FMN dhe të aplikojë për kredi/ndihme financiare pranë këtij institucioni ndërkombëtar, shprehet PSD. Ajo i ka kërkuar qeverisë të deklarojë masat financiare që do të ndërmarrë në mbështetje të bizneseve, që tashmë janë në prag të falimentimit. Gjithashtu, qeveria të rrisë niveli e shumës së garantimit të depozitave të shqiptarëve në bankat. Sipas PSD, kjo duhet bërë sidomos tani kur pritet transferimi i pasojave të krizës nga bankat mëmë në bankat/degë që ushtrojnë veprimtari në vendet e ish-Europës Lindore siç, jemi edhe ne. Mosmarrja e masave antikrizë, në çdo ditë që po kalojmë rrit koston e kapërcimit të krizës dhe rrezikon të çojë në një kaos e kolaps të gjithë ekonominë e shoqërisë shqiptare, shprehet PSD.