PR: Presim zgjidhjet e demokratëces
17/03/2005 Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha dje se është në pritje të ndryshimit të vendimit të PD-së, lidhur me abrogimin ose jo të ligjit 7501. Gjatë një prononcimi për median, Mediu la të kuptohej se e ardhmja e aleancës mes republikanëve dhe demokratëve varet pikërisht nga qëndrimi që PD-ja do të mbajë me ish-pronarët.
"Kthimi dhe kompenismi i pronave është një kusht për zhvillimin dhe integrimin kombëtar. Duke qenë i tillë, PD-ja duhet t'i japë përgjigje këtyre kushteve që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe integrimin evropian, natyrisht dhe me zhvillimin ekonomik të vendit dhe respektimin e qytetarëve shqiptarë", tha Mediu. Sipas tij, PR-ja është në pritje të alternativave që do të japë PD-ja lidhur me këtë çështje, duke theksuar se PR-ja është në pritje të ndryshimit të vendimit nga aleatët e mëdhenj. "Megjithatë, le të shikojmë se kush janë zgjidhjet që PD-ja ofron për pronarët. Ne presim akoma një ndryshim të vendimit nga PD-ja", tha Mediu. Ligji 7501 dhe këmbëngulja e PD-së për të mos mbështetur republikanët në abrogimin e tij, janë bërë shpeshherë shkak për ftohjen mes dy krerëve respektivë, Berisha dhe Mediu. Mund të thuhet që ligji 7501 është nga të paktat pika, ku PD-ja ka mbajtur thuajse të njëjtin qëndrim me PS-në, duke rrezikuar koalicionin me republikanët. Deklarata e Berishës pak kohë para zgjedhjeve se PD, në rast se vjen në pushtet, nuk do të prekë ligjin 7501, ka rënë ndesh me interesat e PR-së, aleates më të afërt që e ka ngritur programin e saj mbi të drejtën e kthimit të pronës dhe abrogimin e këtij ligji.