E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita në panik nga shpërdorimet me tjetërsimet e pronave për sheshe ndërtimi

Edvini, tentativa për mbulimin e abuzimeve me trojet ne Tiranë, duke sulmuar qeverisë

TIRANE - Në valën e cinizmit dhe mohimit të çdo arritjeje të qeverisë aktuale, opozita ka akuzuar dje qeverinë se nuk  ka arritur që të zgjidhë çështjen e pronave. Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, aktualisht “pronarët dhe sipërmarrësit shqiptarë sot janë më të pasigurt sesa 4 vite më parë në investimet e tyre, pikërisht për shkak të çështjes së pronës
Megjithatë faktet në terren flasin për të kundërtën. Për disa muaj me radhe qeveria qendrore ngriti një komisionin për verifikimin e tapive të tokës me ligjin 7501, ndërsa pak javë më parë qeveria ka përcaktuar mënyrën e kompensimit fizik të ish-pronarëve me toka të lira shtetërore kryesisht në zonën turistike bregdetare. Në bazë të vendimit të qeverisë zonat në Kavajë, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Shkodër u identifikuan si toka publike dhe do të kalojnë në favor të ish-pronareve.
Vetë kryeministri Sali Berisha do të deklaronte se cilido pushtetar vendor apo qendror, që e ka përvetësuar tokën në kundërshtim me ligjin, do të përballet me ligjin dhe humbjen përfundimtare të pronësisë mbi të. Sipas tij grupi kryesor i abuzuesve të mëdhenj më tokat janë kryetarë bashkish dhe komunash që “me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, në kundërshtim me ligjin 7501, kane ndare dhe u kane dhënë të tjerëve, qoftë edhe vjet, sasi të mëdha toke pa asnjë bazë ligjore dhe jetim mbeten pronaret”.
Deklarata të tilla sollën edhe reagimin e ashpër të opozitës. Disa parti aleate të PS-së u shprehën kundër një verifikimi të tillë me pretekstin se “abuzimet janë bërë nga të gjitha krahët politike”, ndërsa vetë selia rozë përmes Besnik Dervishit do e konsideronte si një “luftë politike të Berishës”.
Sulmet e djeshme të Manjanit përkojnë jo rastësisht me fillimin e hetimit parlamentar mbi mënyrën e dyshimtë që kryebashkiaku Edi Rama aplikon për dhënien e lejeve të ndërtimit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›