E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, lumë parash për Spanjën e Brazilin



Për shqiptarët skuadra që do të mund të fitojë Kupën e Botës është Spanja, kjo për faktin se për këtë skuadër janë vënë edhe shuma të konsiderueshme parash. Nga investigimi i bërë nga "Panorama Sport" në dy kompani të mëdha bastesh në vendin tonë mësohet se vetëm për Spanjën janë vënë më shumë se 80 mijë dollarë baste. Në një kompani bastesh për iberikët në finale ishin vënë 10 mijë dollarë. Po për këtë skuadër por në gjysmëfinale ishin vënë 20 dollarë dhe në çerekfinale 32 dollarë. Ndërsa në një kompani tjetër bastesh për Spanjën ishin vënë 9 milionë lekë (të vjetra), për Argjentinën fituese e Botërorit, 4 milionë lekë (të vjetra), për Anglinë, 4.2 milionë lekë, për Brazilin, 2.8 milionë lekë dhe për Gjermaninë, rreth 1 milionë lekë (të vjetra). Ndërsa çifti i mundshëm i finales, më i luajtur në baste momentalisht është Gjermani-Brazil, me fitore të Seleçaos. Baste në kuota më të vogla parash janë vënë edhe për golashënuesin e Botërorit, ku më shumë se 2 mijë euro janë vënë për Klosen dhe Torres, si golashënuesit më të mirë. Ndërsa, diçka më pak për Runin, David Vijën dhe Lionel Mesin. Të dhënat e mësipërme janë vetëm për dy kompani bastesh dhe deri ditën e djeshme, ndërkohë që me startin e Botërorit, "ethet" e lojës bëhen edhe më të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›