E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi e Borchardt marrëveshje për Ohrin

29/12/2009  Synohet mbrojtja e liqenit
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe ambasadori i Gjermanisë, Bernd Borchardt, nënshkruan dje marrëveshjen për “Projektin e mbrojtjes së liqenit të Ohrit -pastrimi i ujërave të zeza - Pogradec II”. “Është një fond që e çon fondin total të përdorur deri tani nga KfW-ja dhe qeveria gjermane nga 5 milionë në 5.8 milionë euro, që përbën një kontribut shumë të rëndësishëm, të cilit do t’i shtohen në këtë fazë të dytë edhe 940 mijë euro të qeverisë shqiptare. Me këtë shtesë fondi do të bëhen kanalizimet e qytetit të Pogradecit në 70 % të rrjetit të vet tërësor, ndërkohë që ne jemi duke diskutuar me bankën gjermane, me qeverinë gjermane dhe parimisht kemi rënë dakord për vazhdimin e këtij projekti në fazën e tretë. Në këtë fazë do realizohet zgjidhja përfundimtare e kanalizimeve në qytetin e Pogradecit, ku synohet rritja e kapaciteteve të impiantit të pastrimit dhe zgjerimin në një zonë”, - tha ministri Olldashi në fjalën e tij. Edhe ambasadori i Borchardt e cilësoi të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, duke premtuar vijimësi të bashkëpunimit.
Një sektor tjetër i bashkëpunimit është dhe ai i energjisë, sektor për të cilin qeveria gjermane ka sponsorizuar 180 milionë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›