Rama: Jo dialog që qeveria të kalojë lumin, Berisha: Me bojkot PS do humbë dhe mandatet
Aristir LumeziKreu socialist hodhi poshtë ftesën e Kryeministrit Berisha për dialog me opozitën. Gjatë një konference për shtyp, Rama iu përgjigj dje kërkesës së maxhorancës për dialog me opozitën.“Dialog? Patjetër. Por dialog i barabartë, i vërtetë, i hapur për çdo zgjidhje të krizës së rëndë dhe në asnjë mënyrë mjet shpëtimi për një pushtet që hedh lumin e vret kalin, ashtu siç bëri me zgjedhjet, duke grisur paturpësisht dhe forcërisht ligjin e miratuar me konsensus që detyron hapjen e kutive me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së”, u shpreh Rama. Kreu socialist i kërkoi Berishës të ndalë baltosjen e opozitës. “Ta harrojnë se e realizojnë dialogun, duke bërë shfaqjen e përditshme banale të urtësisë për të larë gojën dhe për të thënë ja, ne duam dialog, po s’do opozita, dhe duke vazhduar nga ana tjetër luftën vulgare me baltë kundër opozitës. Ashtu sikundër duhet ta harrojnë se mund të ekzistojë ndonjë dialog sa për të rikthyer opozitën në parlament e për të rifilluar farsën e demokracisë pa liri e të drejta të barabarta për të gjithë, pa institucione të pavarura, pa garanci kushtetuese e ligjore për çdo qytetar të kësaj republike”, u shpreh Rama. Numri një i selisë rosë tha se beteja e opozitës do të rinisë dhe do të vazhdojë në të gjithë vendin deri në largimin e Sali Berishës. “Ndërsa beteja jonë në sheshet e në rrugët e Shqipërisë do të rifillojë pas vitit të ri, akoma më fuqishëm, me të gjithë opozitën e popullin opozitar. Përderisa kutitë nuk hapen, ne s’do presim që Shqipëria të ribjerë në greminë, po do protestojmë për të larguar qeverinë. Deri në fund! Deri në largimin e Sali Berishës nga detyra që shpërdoron prej kohësh, duke u faturuar padrejtësisht shqiptarëve çmimin e papërballueshëm të Vitit të Ri 2010", u shpreh Rama. QeveriaKryesocialisti i cilësoi “imagjinare” sukseset, të cilat kryeministri Berisha deklaroi dy ditë më parë se ka arritur në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, ndërsa theksoi se vendi po zhytet gjithnjë e më shumë në krizë ekonomike dhe demokratike. “Parada e sukseseve të Sali Berishës janë pjellë e fantazisë së pinokut tonë në qeveri. E vërteta është se vendi ynë ka hyrë në një krizë të pashoqe, shumë më alarmante se sa tregojnë shifrat e INSTAT, të Sali Berishës”, theksoi Rama. Kreu socialist akuzoi kryeministrin Berisha si fajtorin kryesor të krizës në të cilën ndodhet vendi dhe që do të ndjehet më shumë pas janarit të 2010.“Marrëzia e tij për pushtet të përjetshëm, e para të madhe përmes korruptimit të pushtetit, ja ka shterur fuqitë ekonomisë shqiptare dhe ka provokuar një rënie agresive ekonomike, të cilën nuk e ndjen oborri i familjes në pushtet por e vuajnë dhe do ta vuajnë përditë e më shumë pas Vitit të Ri familjet shqiptare që nuk kanë lidhje me atë oborr.” Sipas tij, 110 mijë rrogëtarë të këtij vendi nuk u blenë dot dhurata fëmijëve për Krishtlindje e Vit të Ri, sepse nuk e morën dot as rrogën e përmuajshme e as rrogën e shpërblimit të fundvitit, dhe kur çmimet janë rritur me shpejtësi marramendëse, ndërsa Sali Berisha flet për rritjen imagjinare të rrogave, ndërkohë kur 540 mijë pensionistët e këtij vendi presin me drithërim janarin kur nën derë do t’u hyjë fatura e re e energjisë, Sali Berisha flet për një rritje pensionesh që është me plot gojë imagjinare në raport me rritjen reale të çmimit të jetesës. Kryeministri bën bilancin e 100 ditëve të paraKryeministri Berisha bëri dy ditë më parë bilancin e 100 ditëve të qeverisë së tij, që pas marrjes së votëbesimit. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se 100 ditët e qeverisjes së tij u karakterizuan nga zhvillime madhore historike, që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë, arritje që janë vlerësuar dhe nga faktori ndërkombëtar.Berisha: E prerë, do zbatohet kushtetuta për deputetët e PS Armand MeroKryeministri Sali Berisha paralajmëron zëvendësimin e deputetëve socialistë nëse ata nuk do të bëjnë betimin brenda gjashtë muajve. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai i referohet Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit, përsa i përket bojkotit të opozitës. Kreu i ekzekutivit flet gjithashtu edhe për shembjen e tunelit në rrugën Durrës- Kukës.Zoti Kryeministër, së pari ju falenderoj për këtë intervistë në fund të këtij viti. Ndoqa një konferencë shtypi tuajën, ku bëtë një përmbledhje të 100 ditëve të para të mandatit tuaj të dytë qeverisës, e cila në të vërtetë ishte dhe një analizë e këtij viti, një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, me ngjarje të rëndësishme si anëtarësimi në Nato, një moment historik, ecuria e integrimit evropian gjithashtu. Ju folët me superlativa, folët për reforma historike, për ditë historike në këtë periudhë 100-ditore. Dukej sikur ishte edhe një përpjekje për të zbehur një realitet të vështirë politik: një parlament pa opozitën brenda.Unë mendoj se asgjë nuk mund të zbehë dritën, ndriçimin, shkëlqimin e vendimeve më të mëdha që bota e lirë ka marrë për Shqipërinë e shqiptarët, nga viti 1912 deri më sot, siç është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Kjo përbën një arritje historike për çdo shqiptar. Së dyti, lidhur me të, ka pasur një moment të veçantë dhe e kam theksuar disa herë, se ky vendim na u dha, në një aspekt, në mirëbesim. Cili ishte aspekti? Ai i zgjedhjeve. Parë me realitetin më të madh, mes 28 vendeve anëtarë të NATO-s, ne ishim i vetmi vend me probleme të konsoliduara në procesin zgjedhor, se probleme mund të ketë çdo vend, por për fat të keq anormalitetet në procesin zgjedhor tonin ishin të konsoliduara dhe 28 qershorin e prisnin që të gjithë me interesin më maksimal. Do zhvillojë Shqipëria zgjedhje të standarteve të OSBE-së apo jo? Mendoj se më 28 qershor qeveria ime, por dhe shoqëria shqiptare në tërësi, përfshirë këtu edhe opozitën, i dha përgjigjen më të mirë në tërë historinë e këtij procesi.Pra nxorrëm Shqipërinë nga lista e vendeve me probleme të papranueshme në zgjedhje. Pikërisht për këtë arsye themelore dhe faktin tjetër, se shumica e dalë nga këto zgjedhje ia doli të tregojë performancë të plotë në reforma, jo vetëm vullnet të shprehur, por zbatim në praktikë dhe ndërmarrje njëra pas tjetrës, u bë e mundur që vendimi që mbahej pezull për kërkesën për anëtarësim dhe kjo mbahej pezull për shkak të zgjedhjeve, të shndërrohet në realitet. Pra vjen pas anëtarësimit në NATO, vendimi i dytë më i madh në historinë e vendit dhe këto janë vendime historike, jo se unë i përcaktoj të tilla, por ato të tilla janë, sepse ky vendim përcakton që Shqipëria ecën drejt anëtarësimit në BE. MSA është një paraproces, procesi i vërtetë nis më 16 nëntor. Ky vendim u mor. Opozita nuk ishte në Parlament. Në rast se bota demokratike do të kishte qoftë edhe dyshimin më të vogël se opozita ka të drejtë në pretendimin e saj, vendimi nuk merrej. Ky vendim u jepet vendeve që kanë përmbushur detyrimet dhe rregullat demokratike. Nuk mund të mos jetë historik vendimi që Shqipëria të kalojë në listën e bardhë për heqjen e vizave. Sërish opozita nuk ishte në parlament. Por një gjë, gjatë gjithë këtyre muajve, unë në mënyrën më të sinqertë kam ftuar opozitën të hyjë në parlament, kam bërë ofertën time, sikundër e kam garantuar se është shumë e gabuar se mund të mendoj se mund të penalizojë vendin me bojkotin e saj “sine materie”. Unë nuk shpall veten kurrë, nuk dua të bëj profetin, por këto parashikime u bënë realitet. Në harkun kohor të 100 ditëve, kur zoti Rama qarkoi Shqipërinë me një kërkesë që në themel është antidemokratike, pse është antidemokratike? Sepse po kërkon që parlamenti të cilin procedura juridike e pengon dhe nuk e lejon, të cilin Kushtetuta nuk e lejon, të cilin vetë komisioni nuk e lejon, të cilin vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e lejon të merret me vendime gjykatash, të trajtojë një problem që e ka trajtuar gjykata. Unë të garantoj se po të mos ishte çështja e këtij parimi, pranoja jo 100 herë, por 500 herë hapjen dhe numërimin e kutive, se çfarë më kushton mua. Këto janë gjëra tërësisht të pakonceptueshme. Por ama, ka 100 ditë që problemi i kutive është lakuar me 1 milion herë. A ke dëgjuar qoftë dhe një person të vetëm, qoftë dhe një zyrtar të vetëm nga kongresi amerikan, nga parlamenti evropian, nga institucionet ndërkombëtare që të kenë thënë: Le të hapen. Absolutisht të gjithë do ta kishin bërë për hir të opozitës, nëse kjo do të ishte e mundur. Por kjo është tërësisht e pamundur, dhe nëse opozita e bazon qëndrimin e saj në kërkesa pa kauzë demokratike, atëherë ato s’mund të plotësohen.A jeni i shqetësuar se kjo situatë mund të ndikojë në fazën në të cilën ne jemi me BE. Do të plotësohet pyetësori dhe ka pasur një deklaratë në këtë sens nga komisioneri Rehn se “nëse vazhdon kjo situatë politike, ajo mund të bëhet pengesë, sepse janë kritere politike?Ajo është një apel për opozitën sepse unë kam bërë një ofertë publike, prapë e ftoj të vij, prapë e ftoj të bëjmë komisionin hetimor, prapë garantoj t’i jap mazhorancën siç nuk e parashikon ligji, por është një çështje mes nesh dhe ka një mekanizëm për t’ja lënë atij maxhorancën në dorë. Të hetojmë çdo gjë tjetër për këto zgjedhje, por jo vendimin e gjykatave. Të sjellë të formuluara të gjitha amendimet për sugjerimet që janë bërë dhe unë ja pranoj siç m’i sjell. Testin, zoti Rama duhet t’ja bëjë kësaj maxhorance te reforma, te ligjet, te debatet, te të gjithë, por testin nuk mund t’ja bëjë duke i kërkuar një procedurë që zgjedh murin e qoshes së ndërtesës. S’mund ta marr unë atë, s’mund të them unë sot, se sot unë mund të diskutoj me zotin Rama të kapërcej një vendim gjykate. Po pastaj? Nesër? Dhe ka një gjë. Ka një bojkot. Por ky bojkot ka zero mbështetje nga e gjithë piramida socialiste e zgjedhjeve që ka firmosur çdo procesverbal, ka zero mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Atëherë nëse ne do të bëjmë pazare, ky vend do të ketë ditë shumë të vështira. çdo humbës i zgjedhjeve, pa asnjë shkak tjetër veç motiveve individuale personale do t’i pretendoj shumicës një, dy, tre, katër, për të hyrë në parlament.Zoti Berisha, ju jeni shprehur se do të zbatoni Kushtetutën pikë për pikë, duke ju referuar momentit, sipas të cilët, kur kalojnë 6 muaj deputetët humbasin mandatin. Por nëse do vijnë 64 të tjerë, as këta nuk futen. Do vijmë në një moment kur praktikisht ky parlament nuk do të ketë më opozitë.Jo, lexojeni mirë ligjin. Për fat të mirë zoti Rama ka bërë një ligj shumë të mirë në këtë drejtim. E vërteta është se zoti Rama ka përcaktuar në mënyrë jashtëzakonisht të saktë të gjitha eventualitetet. Unë të garantoj që vendet nuk do të mbeten bosh, por të garantoj se zbatimi i Kushtetutës është një detyrim që bëhet me keqardhje, por është detyrim. Nuk kam asnjë dëshirë. Zoti Rama të vijë. Eshtë i mirëpritur. Por nuk mund të krijohet një krizë tjetër kushtetuese për këtë arsye. Jo. Kushtetuta do të zbatohet. Dhe të jem i sinqertë. Në këtë çështje është bërë një interpretim shumë i gjerë i situatës. Kushtetuta thotë se mandati humbet kur deputeti nuk bën betimin. Eshtë shumë e qartë, shumë e prerë dhe është pika e parë kur deputeti humbet mandatin. Rregullorja e Parlamentit, e cila në vetvete është kushtetuta e parlamentit, ajo përcakton 6 muaj mungesë për t’u paraqitur dhe në këtë rast në opsionin më posibilist, është pranuar ky variant i dytë për t’u llogaritur. Por kushtetuta do të zbatohet.Zoti Berisha, infrastruktura ka qenë një pikë e fortë e qeverisë tuaj. Veçanërisht rruga Durrës-Kukës, e një rëndësie strategjike, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën. Pak javë më parë, pati një shembje në njërën anë të tunelit. Cila është realisht situata dhe sa janë kostot e asaj që ka ndodhur atje?E vërteta është se ka pasur një shembje të tunelit të pahapur. Një shembje jo e pa paralajmëruar, sepse u diktua ndoshta jo nga studimi gjeologjik, por nga progresi në punë. Sepse shkëmbi ishte i shkërmoqur. Në këtë rast tuneli është shumë problematik. Mund t’ju them se në një tunnel 2 kilometra në Igumenicë janë dashur vite për ta stabilizuar. Megjithatë, kompania e cila ka një nga eksperiencat më të mëdha në botë për tunelet, është marrë me të. Por dhe ne jemi marrë. Ne kemi kontraktuar, në dijeninë tonë, ekspertin më të mirë të Evropës, grupin më të mirë të Evropës për tunelet. Një grup austriako-gjerman, të cilët kanë ardhur, e kanë vizituar tunelin dhe kanë dhënë garanci se problemi zgjidhet. Kanë bërë projektin. Sipas parashikimeve, tuneli do zgjidhet nga pranvera. Në gjeologji është si në mjekësi. Parashikimi është shumë i vështirë. Dhe këtu kemi të bëjmë me një formacion gjeologjik … Sigurisht do ketë çmimin e saj, por e para dhe kryesorja është që tuneli do të mbajë. Të jemi realistë. Sepse leverdia ekonomike e rrugës dhe e tunelit tejkalon çdo parashikim. Ata japin garanci se tuneli do të mbajë.