E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opozita t’i bashkohet reformës në drejtësi”

• Partia Demokratike i kërkon opozitës të bëhet pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë.Adi ShkëmbiKryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi, tha dje në një prononcim për mediat se pakica duhet të lërë mënjanë qëndrimet emocionale dhe të bëhet pjesë e diskutimeve që kanë nisur për këtë reformë. Në të njëjtën kohë, Patozi vlerësoi edhe deklaratat e përfaqësuesve të opozitës në tryezën e organizuar nga KLD-ja. "Deklarimet e përfaqësuesve të PS-së në atë tryezë ishin jo vetëm interesante, por edhe në përputhje të plotë me opinionin e përgjithshëm të maxhorancës, të politikës në Shqipëri, por edhe me shqetësimet më serioze të gjithë shoqërisë shqiptare, lidhur me sistemin e drejtësisë", tha Patozi. Sipas nënkryetarit të PD-së, "dje e kisha pak të vështirë të gjeja qëndrimin real të PS-së mes deklaratave të Manjanit dhe Braçes, por gjithsesi mendoj se qëndrimet e opozitës për reformat nuk duhet të kenë lidhje me temperaturat politike të ditës", deklaroi Patozi. Nga ana tjetër, sekretari ligjor i PS-së, Fatmir Xhafa, konfirmoi dje në një konferencë për shtyp vullnetin e opozitës për të bërë reformën në sistemin e drejtësisë, por duke iu referuar tryezës së dy ditëve më parë të KLD-së, ai tha se nga kjo tryezë pritej të dëgjohej se cili do të ishte vizioni i këtij institucioni për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit. Sipas Xhafës, "reforma nuk mund të bëhet me fushata, të emërtuara këto dhe kombëtare. Është koha për punë dhe jo për shfaqje, është koha për të dhënë zgjidhje të përgjegjshme e të qëndrueshme në funksion të reformave që ofrojnë siguri e qëndrueshmëri të sistemit. PS-ja gjen rastin të rishprehë edhe një herë gatishmërinë për të kontribuar e bashkëpunuar me të gjitha ata faktorë brenda e jashtë sistemit që kërkojnë reformimin e vërtetë të sistemit të drejtësisë".Berisha: Reforma jetike për vendinKryeministri Berisha përshëndeti nismën e KLD-së për reformën në drejtësi. "Në takim ishin të pranishëm të gjithë faktorët, qeveria, opozita, Parlamenti dhe faktorë të tjerë. Këtë takim e shoh realisht si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të reformës së një sistemi, të një rëndësie jetike për vendin. Ndoqa diskutimet dhe kam vlerësimin më të madh për të gjitha palët dhe gjykoj se kjo është rruga që ne duhet të diskutojmë e të përballemi me problemet që kemi për t'i zgjidhur. Ajo frymë është dominuese në vend", u shpreh Berisha.Reforma zgjedhoreKryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, propozoi dje shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, nëse ky komision nuk do që të dështojë në misionin e tij. Nënkryetari i PD-së tha se reforma do të sjellë rezultate konkrete në proceset zgjedhore. "Kjo reformë është në proces dhe shumë shpejt do të ketë një rezultat konkret, për sa i përket sistemit elektoral", theksoi nënkryetari i PD-së. Megjithatë, sipas tij, "ka nevojë për një shtyrje afati të punës së këtij komisioni, në rast se komisioni nuk do të pranojë dështimin në punën e tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›