Opozita, ultimatum Berishës për kartat
Opozita i vendosi dje qeverisë një ultimatum publik, që të zgjidhë ngërçin me kartat brenda kësaj jave. Socialistët kërkuan që në këtë interval kohor Kryeministri të vendosë që kartat e identitetit të jepen falas. Në të kundërt, paralajmërojnë socialistët, ligjshmëria e zgjedhjeve është në rrezik. Sakaq, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi zgjidhje brenda të njëjtit afat që kërkojnë socialistët, por duke kërkuar zhvillimin e një tryeze të përbashkët të partive politike, për të vendosur disa standarde, ku çështja kryesore është konsensusi për kartat e identitetit.
Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm marrjen e këtij vendimi deri në fund të kësaj jave, pasi shtyrja e tij në një kohë tjetër nuk do të kishte më asnjë vlerë. "Kujtoj se ky akt duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i kësaj jave, sepse pranimi i heqjes së kësaj takse kur nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet, do të ishte veprimi hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht partnerët ndërkombëtarë dhe për të arritur të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës", u shpreh Islami.
Ai akuzoi Kryeministrin Berisha, se përmes kartave të identitetit dhe situatës së qëllimshme që është krijuar prej mazhorancës, kërkon që të manipulojë zgjedhjet dhe fitoren e opozitës ta kthejë në fitoren e vet. Madje, deputeti socialist citoi edhe disa vende afrikane, të cilave, sipas tij, iu është referuar edhe Berisha, i cili po i jep kartat e identitetit në prag të zgjedhjeve, duke bërë edhe një selektim të qartë. Përparësi në dhënien e dokumentit identifikues kanë anëtarët e PD-së.
Prapa këtij dështimi të zgjedhjeve, tha Islami, lexohen qartas përpjekjet e Kryeministrit për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke ndryshuar rezultatin e tyre përmes kartave të identitetit.
Islami përsëriti edhe një herë kërkesën e PS-së që dokumenti të jepet falas dhe të ketë për qëllim të drejtën për të votuar. Kërkohet që qeveria të përcaktojë më pas se çfarë shërbimesh të tjera duhet të parashikojë për ta kjo kartë. "PS-ja mbetet e angazhuar dhe është e përgatitur në të gjitha aspektet që zgjedhjet të zhvillohen më 28 qershor 2009. Përsëris që PS-ja nuk do ta lejojë dështimin e zgjedhjeve dhe as ndryshimin e fitores së saj", deklaroi, ndër të tjera, deputeti socialist. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Por, ai kërkoi që brenda kësaj jave partitë politike të mblidhen për të rënë dakord sa më parë për kartat e identitetit. "Besoj se çdo vonesë përtej kësaj jave vetëm do t‘i vështirësojë mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore", tha Meta. Ndaj, Meta bëri thirrje për të gjitha partitë politike që të evitojnë takimet dhe komunikimet në distancë dhe urgjentisht brenda kësaj t‘i japin një zgjidhje në mënyrë që qytetarët jo vetëm të shkojnë dhe të realizojnë kartat e identitetit në kohë, por njëkohësisht dhe të krijojnë një klimë pozitive të një gare demokratike në një vend demokratik.