Opozitë, kujdes nga euforia!
Sadedin ÇELIKU
Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve aq më shumë probleme dalin. Kjo fushate, ndryshe nga të tjerat po shoqërohet me një luftë të ashpër mediatike, takime të shumta dhe me fatura të shtrenjta a thua se jemi një vend i pasur. Për shkak të gabimeve të rënda të qeverisë dhe partisë që përfaqëson atë, keqadministrimit të pronës dhe fondeve publike, rritjes së kostos së jetesës, futjes së vendit në qorrsokak, duket se nuk ka gjasa që kjo qeveri të mandatohet për të dytën herë. Por opozita në përgjithësi dhe partia socialiste në veçanti a është e gatshme të vijë në pushtet dhe të ballafaqohet me sfidat e mëdha që e presin qeverinë dhe popullin shqiptar? Ajo që bie në sy pa filluar zyrtarisht fushata elektorale është amerikanizimi i politikës dhe i fushatës së fundit të bërë në SHBA. Sot më shumë se kurrë fushatat elektorale janë bërë kopje e vendeve të huaja. Edhe pse Shqipëria është republikë parlamentare ajo shfaqet në fushata si republikë presidenciale ku dallohen qartazi dy liderat kryesorë, Berisha dhe Rama. Tashmë fushata është kthyer në marketing dhe partitë politike në agregate elektorale në funksion të liderit. Fushata dinamizohet çdo ditë e më shumë nga lufta meditative ku bie në sy më i forti. Kjo luftë në fund të fundit tregon qartë për krizë institucionale dhe përfaqësimi. Ajo që vihet re është se dy partitë kryesore kanë marrë ekipe amerikanësh për menaxhimin e fushatës elektorale ku përveç faturës financiare që kërkojnë këto kompani ju shtohen dhe fatura të tjera miliona dollarëshe. Pra mendohet që kjo të jetë fushata më e egër dhe më e shtrenjtë e gjithë kohërave. Fushata e sivjetshme vjen kur bota është përfshirë në një krizë të thellë ekonomike financiare me efekte të shtrira dhe në vendin tonë. Ekonomia botërore po përkeqësohet me ritme të shpejta. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritjen më të ulët ekonomike që nga lufta e dytë botërore ndërsa në Shqipëri vazhdojnë debatet mbi ndikime të kësaj krize në ekonominë tonë. Këtë parashikim bën drejtori i programit të FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell. Problemet e mëdha të akumuluara në Shqipëri si ai i pronës etj. dhe ato të krijuara vitet e fundit kërkojnë shpjegime dhe përgjigje për zgjidhjen që do tu jepet nesër. Hallet e mëdha që kanë pllakosur vendin nuk mund të justifikohen me futjen e Shqipërisë në NATO apo përpjekjet për të hequr barrierat e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në takimet që bëjnë partitë politike shkojnë e mblidhen të njëjtit njerëz dhe krijohet përshtypja se të gjithë janë fitimtarë. Ato që po thuhet në fjalimet e liderve kryesorë politikë janë gjëra të përgjithshme dhe asgjë konkrete. Po flitet për një rritje pagash e pensionesh dhe jo indeksim te tyre për shkak të rritjes së çmimeve e inflacionit. Flitet për investime të mëdha por pa na treguar se ku do gjenden burimet financiare. Flitet për varfërinë që do ekzistojë mot e jetë dhe jo për reduktimin e saj. Pra çdo të bëhet për varfërinë, punësimin, dy plagë të mëdha, asgjë konkrete. Flitet për fondin e integrimit social pa bërë llogari sa dhe si do të integrohen njerëzit në nevojë dhe ku do të gjenden këto para. Mesa duket do të kthehemi tek metodat e vjetra. Opozita apo partia socialiste deklaron se fitorja i takon asaj dhe se ajo është e sigurtë. Kujdes nga euforia se ka ndodhur shumë herë që nuk kanë dalë llogaritë e kalemxhinjve. Puna që deklarohet, dominohet nga euforia pse jo nga gënjeshtrat. Njerëzit tashmë nuk janë më budallenj si në 1992 ku mjaftonin dy gishta për të marrë pushtetin. Tani ata duan premtime që mund të realizohen. Për të arritur këtë duhet që fushata të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo monopol i liderit. Listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë me njerëz publikë, seriozë dhe të aftë të marrin përgjegjësitë për nxjerrjen e vendit nga kriza, në të kundërt emrat e tyre mund të kthehen në bumerang e për rrjedhojë rotacioni i pushtetit bëhet i pamundur. Në fushatë duhet të alternohen metodat moderne me ato klasike. Vajtja shtëpi për shtëpi duke sqaruar njerëzit pse duhet të votojnë dhe perse duhet të besojnë nuk është detyrë e lehtë. Për të realizuar këtë duhet të përfshihen të gjithë njerëzit ku është investuar për 20 vjet. Administrimi i mirë i këtyre dhe integrimi në këtë betejë do ta bëjë më të besueshme këtë fushate dhe më të sigurtë fitoren. Çdo shfaqje euforie siç po ndodh, që bëhen llogari numrash pa bërë hesap me hanxhiun do ta komplikojë e dëmtojë procesin e për pasojë rotacionin e pushtetit. Populli është i lodhur nga politika e politikanet. Ata duan të rikthehet shpresa dhe besimi se edhe vendi ynë do të bëhet ashtu siç kanë ëndërruar të parët tanë.
Last Updated on Thursday, 07 May 2009 12:18