Qeveria: Lehtësi për tenderët e Durrës-Kukës
Me një vendim të datës 11 shkurt, por të publikuar për herë të parë dje në Fletoren Zyrtare, mësohet se qeveria i ka dhënë të drejtë projektit rrugor Rrëshen-Kalimash, që mallrat dhe pajisjet e ndryshme t‘i prokurojë me ligjin e vjetër. Në këtë mënyrë, pas vendimit që urdhëronte të gjitha institucionet për kryerje të tenderëve me procedura online, rreth një muaj më pas, qeveria ndryshon ligjin, duke bërë përjashtime për rrugën, pjesë e Durrës-Kukës. Aktualisht, rruga ndodhet në fazën finale të punimeve, kurse tuneli, 6 kilometra i gjatë, ndodhet në 300 metra larg dritës. Nga VKM me numër 216, shikohet qartë se, nga përjashtimi i procedurave prokuruese elektronikisht, përfiton segmenti 60 kilometra i gjatë dhe më konkretisht, tuneli në Thirrë. Rruga ka konsumuar një pjesë të mirë të buxhetit për dy vjet me radhë, ndërsa për vitin 2009, janë parashikuar rreth 300 milionë dollarë investime. Nga mesatarja e shpenzimeve mujore, del se rrugës i kanë mbetur për t‘u shpenzuar edhe rreth 170 milionë dollarë, të cilat do të prokurohen me procedurat e vjetra, që Kryeministri Berisha i ka cilësuar jotransparente. Mësohet se VKM-ja ka pasur si qëllim të lehtësonte KESH-in, e cila kërkoi me kohë rishikimin e ligjit të ri për prokurimin publik, pasi (nisur nga specifikat) nuk gjente saktësisht fituesin në tender. Kërkesa e KESH-it u mor në konsideratë nga qeveria, e cila me këtë rast përfshiu në VKM edhe projektin rrugor, që po ndërtohet nga "Bechtel & Enka".
Online
Procedurat e reja të prokurimit online u vunë në zbatim më 1 janar 2009. Nga kjo datë, të gjitha institucionet shtetërore i kryejnë tenderët në formë elektronike, duke shmangur kontaktin me subjektin privat, si dhe duke shmangur dorëzimin e dokumenteve dorazi. Qëllimi final i projektit të financuar nga USAID ishte ulja e korrupsionit në tenderë, si dhe rritja e besimit të biznesit privat. Vet Berisha e ka vlerësuar disa herë me të madhe mënyrën e tenderit online. Për Kryeministrin, rruga Rrëshen-Kalimash është projekti kryesor dhe për këtë arsye vendosi që të bëjë përjashtime në ligj. Lidhur me rrugën, VKM është miratuar më 11 shkurt 2009, por është bërë publike vetëm dje, në Fletoren Zyrtare. Vendimi nuk është publikuar as në faqen zyrtare të Kryeministrisë, duke rritur edhe më shumë dyshimet për shkelje në rrugën "patriotike", Durrës-Kukës, konkretisht atë të Rrëshen-Kalimashit. Vendimi thotë se nga procedurat e zhvillimit të tenderit online, përjashtohen "procedurat e prokurimit, me objekt ‘blerja e energjisë elektrike‘ dhe ‘menaxhimi, funksionimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, si dhe operimi i tunelit Thirrës‘, në autostradën Rrëshen-Kalimash". Burime nga Kryeministria e shpjegojnë ndryshimin në ligj me faktin e përshpejtimit të procedurave, pasi prokurimi online, në jo pak raste sjell vonesa në përfundimin e tenderit.
Rruga
Deri tani, kompania "Bechtel & Enka" është duke punuar në të gjitha frontet, duke përfunduar ndërtimin e 23 urave, në një kohë që janë drejt fundit bazamentet dhe këmbët mbajtëse të gjashtë urave të tjera. Në dhjetor ka përfunduar edhe ura më e lartë në segmentin e tretë (80 metra), e cila ndodhet në krahun verior të tunelit. Nga impiantet e prodhimit janë prodhuar 645 trarë ose 98 për qind e totalit të prodhimit, ku 529 prej tyre janë tashmë të instaluara. Kompania njoftoi dje se janë kryer 31,774,239 m³ apo 96 për qind gërmime pa përfshirë tunelin i cili tashmë është në kilometrin e fundit të gërmimit. "BEJV po punon njëkohësisht në të dyja tunelet - hyrjet veri dhe jug, paralelisht. Është gërmuar në masën 9.951 m³. Konkretisht, në tubin verior kanë ngelur edhe 323 metra për t‘u gërmuar", pohon zyra e shtypit pranë kompanisë. Progresi total i gërmimeve në m³ i kombinuar në të dyja galeritë e tunelit është 91 për qind, deri ditën e djeshme (8 prill 2009). "Bechtel&Enka" ka të punësuar mbi 3500 punonjës, ku rreth 2700 janë shqiptarë.
Ecuria
23 ura kanë përfunduar, mes tyre më e larta 80 metra
Janë kryer 96 për qind gërmime, pa tunelin i cili është në kilometrin e fundit
Progresi total i gërmimeve në dy galeritë e tunelit është 91 për qind
Është parashikuar të ndërtohen 12 mbikalime dhe nënkalime
Qëndrimi
Berisha për prokurimin online
- Prokurimi elektronik është transparenca më e madhe në prokurimet publike
- Detyrim madhor i çdo zyrtari para qytetarëve që të kuptojë se paratë e taksapaguesve duhet të përdoren në mënyrën më të ndershme
- Me këtë, ne bëjmë jo vetëm një hap shumë të madh drejt një niveli të ri transparence, por drejt një niveli të ri në lirinë e tregut, sepse i japim mundësi konkurrencës së ndershme, konkurrencës së lirë, parandalojmë ndikimin e pandershëm të burokracisë zyrtare në rregullat e lojës
- Prokurimi elektronik i jep përgjigjen më të mirë klientelës duke e zhdukur atë, e cila është një faktor shumë i dëmshëm në të gjitha aspektet
- Është faktuar që nga prokurimi elektronik kursehet 30-40 për qind më shumë se sa nga prokurimi i hapur