E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zheji: Refuzimi i Ramës, ndihmë për Berishën

Refuzimi i Ramës në tryezë është një ndihmë që i jep Berishës dhe humbja e shansit të së majtës për ta mundur atë. Kështu është shprehur kandidati për deputet i LSI-së Artur Zheji i ftuar në studion e "Ora News". Sipas tij me refuzimin e tij Rama ka treguar mungesë inteligjence dhe pjekurie dhe ka ndihmuar Berishën 6 ditë para zgjedhjeve. Zheji e cilësoi ish kryeministrin Nano si një lider historik i së majtës duke shtuar se tryeza ishte një moment historik për ti thënë jo Berishës. Ai shtoi gjithashtu se të gjitha sondazhet e tregojnë se fitorja e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit është vetëm bashkërendim të forcave të majta dhe Rama me refuzimin e tij I dha dorën e fundit Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›