Simon Miraka: S’do lejojmë të na përdorin për interesa politike
Tryeza e PS, reagojnë ish-të përndjekurit politikë
Partia Socialiste dhe e majta në 20 vjet nuk ka mbështetur asnjë iniciativë për ish të përndjekurit politik. Sipas drejtuesit të institutit të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka, prania në tryezën e PS-së së ish të përndjekurve politik bëhet për interesa të caktuara politike, pasi sipas tij kjo shtresë e popullsisë i ka pasur gjithmonë sytë djathtas.
Pavarësisht se flitet se partia e re e Bamir Topit do të jetë një parti e djathtë, Simon Miraka thotë se ish të përndjekurit nuk e shohin këtë forcë politike si alternativë që do ti përfaqësojë.
Duke iu referuar këstit të dytë të dëmshpërblimit Miraka veçon se përveç atyre që kanë plotësuar dokumentacionin, do të marrin dëmshpërblim të plotë brenda këtij viti të gjithë ish të përndjekurit që janë mbi 85 vjeç.
Para pak ditësh kryeministri Berisha njoftoi në mbledhjen e qeverisë se Brenda këtij muaji do të shpërndahet kësti i dytë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.