E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, çelet në plazh sezoni turistik 2010



ORIKUM - Bashkia e Orikumit çel sezonin turistik 2010 me një ceremoni në plazhin më të bukur të zonës. Të pranishëm në këtë ditë festive kanë qenë veç kryebashkiakut Kanan Braho dhe kryetari i qarkut, prefekti, deputetët demokratë dhe Tahiri i PDU-së, bashkë me qytetarë e grupe folklorike nga vendi e jashtë tij. Kreu i Bashkisë së Orikumit në fjalën e tij është përqendruar në investimet e kryera, duke i parë ato si një nga zërat më të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë qytet. Hapja e dyerve të Orikumit, sipas tij, ka qenë dhe vazhdon të jetë një domosdoshmëri e zhvillimit turistik të zonës. “Në zonën turistike të Orikumit tashmë ka një studim urbanistik, gjithçka do të ndërtohet në bazë të studimit. Ka marrë fund historia e ndërhyrjeve pa leje”, pohoi Braho. Pas përshëndetjeve për të pranishmit ka vazhduar atmosfera festive, me një sërë aktivitetesh. Veç grupeve folklorike, është zhvilluar një minipanair gastronomik dhe artizanal, ndërsa janë promovuar ofertat turistike të operatorëve turistikë të zonës. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›