E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet

Vendimi; Rrëzohet kërkesa e ish-pedagogut Bata për rikthim në punë

Rrëzohet nga Gjykata e Tiranës kërkesa e ish-pedagogut të Gjuhëve të Huaja Nezir Bata, i cili kërkonte rikthim në punë dhe pagën e një viti. Pasi kanë marrë në shqyrtim dokumentet e paraqitura nga paditësi dhe pala e paditur, si dhe dëgjuan argumentet e të dyja palëve në seancë gjyqësore, togat e zeza rrëzuan kërkesën e Batës, duke e konsideruar të padrejtë. Pedagogu i Gjuhëve të Huaja u largua nga puna pas një videoje të regjistruar nga një studente e tij, e cila u bë publike në emisionin “Fiks Fare”. Në pamjet e shfaqura, shihej profesori dhe studentja në skena të nxehta, me premtimin për kalimin në disa lëndë.

Ylli Pinari

Gjykata shpall moskompetencën për kërkesën e tij

Gjykata e Tiranës shpalli dje moskompetencën për kërkesën e depozituar disa ditë më parë nga i pandehuri Ylli Pinari, i cili donte të shqyrtohej edhe një herë një masë sekuestro e vendosur në zyrën e tij. Kërkesa për vleftësimin e masës së sekuestros u rrëzua nga togat e zeza, pasi në seancë mungonte prokurori i çështjes, Sokol Stojani, ndërkohë që nuk është kompetencë e kësaj gjykate shqyrtimi i kësaj kërkese, pasi çështja po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›