E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orjon Gliozheni: “Si mund të bëhesh prind me epruvetë”

Drejtori i maternitetit të ri shpjegon arsyet përse kjo teknikë ka rezultuar me sukses. Sipas OBSH-së, rreth 20% e çifteve kanë probleme me sterilitetin
Eljona Lata

Orjon Gliozheni, drejtori i maternitetit “Koço Gliozheni”, i cili ka sjellë për herë të parë teknikën e riprodhimit të asistuar në Shqipëri, na tregon mënyrën se si çiftet mund të korrigjojnë sterilitetin nëpërmjet kësaj metode. Sipas drejtorit Glozheni, është vlerësuar se rreth 20 % e çifteve kanë probleme me sterilitetin. Ka rezultuar se në 10% të rasteve, problemet mund korrigjohen me anë të mjekimeve tradicionale. Ndërsa 10% të tjera për të arritura shtatzëninë duhet t’i nënshtrohen teknikave të riprodhimit të asistuar. “Kjo metodë ka rezultuar e suksesshme në 40% të çifteve që janë përpjekur të bëhen prindër duke iu nënshtruar këtyre teknikave. Gjithashtu efektet anësore që mund të shfaqin këto mjekime janë minimale dhe në shumë raste evidentohen edhe para se të nisë procesi” shpjegoi për gazetën “Albania”, Gliozheni. Vitet e fundit vihet re një numër në rritje të çifteve që aplikojnë këtë teknikë. Pjesa më e madhe e rasteve janë nga Tirana por nuk përjashtohen edhe rastet e paraqitura nga rrethet.
Raportet e sterilitetit
Përsa i përket sterilitetit është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se 40% janë shkaqe mashkullore dhe 40 % shkaqe femërore dhe 20 % shkaqe janë shkaqe të përbashkëta. “Pjesa e çifteve që ka probleme me sterilitetin gati në 10 % të rasteve këto probleme mund korrigjohet me anë të mjekimeve tradicionale. Ndërsa 10% e çifteve për të arritura shtatzëninë t’i nënshtrohen teknikave të riprodhimit të asistuar” pohoi drejtori i maternitetit. Ai shtoi se mundësia për të pasur sukses nëpërmjet këtyre teknikave nuk varjon shumë dhe varet në funksion të problemeve që ka çifti që ka mashkulli që ka femra apo që kanë të dy bashkë. “Në funksion të moshës, sigurisht sa më i ri të jetë çifti aq më tepër mundësi ka dhe sa më moshë e madhe të jetë, ulet përqindja por sidomos gruaja që ka një moshë mbi 40 vjeç problemet janë dhe shumë më të mëdha ul mundësitë sot në botë e kësaj teknike vlerësohet një mesatare e suksesit në 40 % çifteve që i nënshtrohen kësaj metodave kanë mundësi të bëhen me fëmijë” theksoi drejtori. Sipas këtij të fundit kjo është mesatarja e përgjithshme por luhatjet janë individuale në një çift mund të shkojë e 70% shanset në një çift tjetër mund të shkojnë në 10% në varësi të problemeve që kanë.
Niveli rrezikut
Rreziqet janë minimale, këto lidhen me efektet anësore që mund të japin mjekimet që përdoren për të stimuluar ovulacionin. Por nëse bëhet një vlerësim i mirë sëmundjeve të ndryshme që ka gruaja para se të fillohet stimulimi evitohen shumë nga këto efekte anësore dhe ashtu siç do mjekim tjetër që përdoret për sëmundje të zemrës mushkërisë që ka efekt shërues por ka dhe efekt anësore të cilat në një numër minimal njerëzish paraqesin rreziqet përkatëse.

Procesi

Doktor Gliozheni na thotë se parapërgatitja fillon një muaj para, qysh në ditën që do të merren vezët dhe nëpërmjet ilaçeve do të stimulosh pjekjen më shumë se sa një vezë të kontrollohet rritja e vezëve nëpërmjet ekografisë dhe nëpërmjet aparizave komunale dhe në ditët që gjykohet që vezët janë të pjekura këto aspirohen nëpërmjet një shiringe nën anestezi, dhe më pas bëhet bashkimi i këtyre vezëve me spermatozoidin e burrit në laborator dhe lihet dhe pritet krijim i embrionit 2 deri në 5 ditë dhe mbasi përzgjidhen embrionet më të mira këto e embrione transferohen në përmjet një pir të hollë në mitrën e gruas. Pastaj priten dy javë të tjera për të parë rezultatet nëse gruaja ka mbetur shtatzënë. i gjithë procesi nga fillimi në marrjen e rezultateve shkon një muaj e gjysmë. Ai na thotë se ka pasur nga ato raste kur çiftet në fillim nuk kanë pranuar por më pas janë kthyer përsëri pasi kanë përdorur metodat e tjera të cilat nuk kanë pasur sukses. Kjo është një nga metodat më efektive derri tani.

Gati lista e re e barnave me rimbursim

Pas një muaj vonese duket se është gati lista e barnave me rimbursim duke zgjidhur ngërçin e krijuar mes grosisteve dhe Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin e tregut me medikamente të rimbursueshme. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili shprehet se grosistët tashmë e kanë gati listën e re të barnave. “Absolutisht kemi një listë të pasuruar me barna të reja. Janë më shumë se 16 alternativa të reja që i shtohen listës së barnave”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion këtë vit rreth 5.3 miliardë lekë për ilaçet e rimbursueshme. Ndonëse synohej të shtoheshin më shumë barna nga të cilët të kishte edhe me shumë përfitues, këtë vit janë shtuar vetëm 16 të tilla që sipas ministrit të Shëndetësisë janë alternativa për patologji që prekin një numër të madh pacientësh. Pak kohë më parë, distributorët që hedhin ne treg ilaçe të rimbursueshme patën kërcënuar se do të linin tregun bosh, për shkak se lista e këtyre medikamenteve nuk ishte miratuar ende dhe se rritja e euros kundrejt lekut po i nxirrte bizneset e tyre me humbje. Lista e re me medikamente të rimburshme pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë.

USAID mbështet reformat në shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Drejtori i ri i USAID-it Joseph Ëiliams organizuan një takim ku u diskua për mbështetjen që do japë USAID-i në fushën e reformave shëndetësore. Sipas Ëillmas, USAID do të vazhdojë të mbështesë: reformat në kujdesin shëndetësor parësor, shëndetin riprodhues si dhe shëndetin e fëmijëve, telemedicinën. Drejtori Ëiliams shprehu gatishmërinë e USAID për të angazhuar specialistë të njohur nga SHBA dhe vende të tjera sipas fushave të bashkëpunimit dhe projekteve konkrete. Projektet që do të financohen do të jenë në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri Vasili ka vlerësuar në qëndrueshmërinë e investimit në logjistike, strukturim të sistemit shëndetësor dhe mbi të gjitha në njohuri dhe aftësi të burimeve njerëzore nga USAID-i.

5 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›