Sërish alarm në Oslo
Prania e një valixheje të dyshimtë në një stacion treni në Oslo, e ka detyruar policinë të evakuojë udhëtarët dhe të ndalojë qarkullimin për më se 3 orë.
Valixhja e braktisur është gjetur pranë binarit 19.
Policia ka evakuuar zonën dhe pas kontrollit nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në valixhe.
Më parë, policia njoftoi se po kërkonte një person të përshkruar si psikologjikisht të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm, i cili mund të jetë ishte u përpjekur të imitonte Breivikun.
Megjithatë, policia saktësoi se nuk kishte lidhje mes personit të kërkuar dhe autorit të masakrës së të premtes në Oslo dhe Utoya.
Në ndërkohë, jë depozitë sekrete me eksploziv është gjetur në fermën e Breivikut, që mori me gjakftohtësi të frikshme jetën e 76 personave në sulmin e dyfishtë terrorist në Oslo dhe masakrën në ishullin Utoya.
Policia norvegjeze zbuloi vendin ku Breivik kishte fshehur eksplozivin në fermën e tij përrallore në Asta, të cilën vrasësi ekstremist që shokoi Norvegjinë e kishte marrë me qira në muajin prill, enkas për të përgatitur dhe vënë në jetë skenarin e dhunshëm terrorist.