Ostrovski në skenën e vogël të teatrit
Meqë Teatri Kombëtar nuk mund të dalë dot për turne nëpër Shqipëri, vjen Shqipëria tek ai. Kështu, dje dhe sot në skenën e vogël, në orën 19.00, Teatri "Aleksandër Moisiu" i Durrësit, shfaq dramën "Vajza pa prikë" e autorit rus A.N.Ostrovski, me regji të Driada Dervishit.
Interpretojnë Enkela Braho, Dritan Boriçi, Sanie Hoti, Saimir Braho etj. Skenografia është realizuar nga Erald Bakalli.