E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaban Murati promovon ditarin diplomatik të Kosovës

 
 
Diplomati dhe analisti i njohur, Shaban Murati, promovoi dje librin e tij të dytë me titull "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës". Botimi më i ri është një përmbledhje e analizave që trajtojnë çështjen e statusit të Kosovës, të botuara në faqet e "Gazetës Shqiptare". "Zakonisht ditarët botohen pas mbylljes së një ngjarjeje, procesi apo mandati. Zgjedhja ime ka qenë botimi i fletëve të Ditarit Diplomatik për Kosovën brenda vorbullës së ngjarjeve i nxitur nga ndjenja e detyrës për të dhënë një kontribut modest",- tha në fjalën e tij autori Murati. Në ceremoninë e promovimit të librit përshëndetën edhe drejtori në Ministrinë e Jashtme, Islam Lahuka, historiani dhe politikani Pëllumb Xhufi dhe drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani. Në fjalën e tij, Pëllumb Xhufi iu sugjeroi të pranishmëve leximin e librit "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës", pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të mund të mësohet një panoramë e plotë e zhvillimit të ngjarjeve që kushtëzuan ndërkombëtarizimin e problemit shqiptar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›