E Shtunë, 31 Tetor 2026

Otllak, njësia me tre kandidatë në garë

Banorët e Komunës Otllak në Rrethin e Beratit votuan dje për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri të komunës. Procesi zgjedhor në këtë njësi vendore, në një nga më të mëdhatë në këtë qark, nisi në orën 07:00 të mëngjesit. Kryetari i komisionit zonal me numër 2, Miltjadh Nushi, bëri me dije se procesi i votimit nisi mëngjesin e 15 nëntorit në 15 qendra votimi. Baza materiale që mbërriti në këtë komision zonal iu shpërnda komisionerëve të qendrave të votimit. Numri i votuesve në këtë komunë është 10 mijë e 205 votues, të cilët patën mundësinë të shprehnin verdiktin e tyre me anë të votës për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës. Në garë për këto zgjedhje të pjesshme lokale janë tre kandidatë: Muharem Hoxha, që përfaqëson Partinë Demokratike, Nasi Gjoka, që përfaqëson Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Hektor Beqollari, që përfaqëson Partin e Punës së Rinovuar, ndërsa PS-ja, ashtu siç dhe u vendos nga kryesia e saj, nuk u përfaqësua në këto zgjedhje as në këtë komunë. Komuna Otllak ka 15 mijë e 400 banorë, nga të cilët 10 mijë e 205 janë zgjedhës. Përqindja e votuesve deri në mbylljen e qendrave të votimit shkoi pak më shumë se 30%.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›