PAD-ja e Cekës shkrihet me PD-në
Pas reformatorëve, edhe aleancistët e Neritan Cekës pritet t’i nënshtrohen procesit të shkrirjes me PD-në e kryesuar nga z. Sali Berisha. Vetë presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, konfirmoi dje mundësinë e kësaj shkrirjeje, e cila sipas tij, diktohet fort edhe nga vetë natyra e Kodit të ri Zgjedhor. Sipas tij, kjo nuk është shtruar si një alternativë e programit zgjedhor, por natyrisht tendenca e Kodit është t’i bashkojë partitë, të krijojë dy grupime të mëdha, qoftë federative, qoftë të unifikuara, por kjo është një çështje pastaj që do të diskutohet në kuadrin e qeverisjes se ardhshme. “Mendoj se kjo është e mundshme për të gjitha partitë, qoftë nga e majta, qoftë nga e djathta, megjithatë është ende herët të flasim", - deklaroi z. Nertian Ceka, president i PAD-se. Vetëm pak ditë më parë Ceka firmosi aleancën parazgjedhore me Kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.