E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga korenti punëtori 20-vjeçar

07/03/2005  VLORË - Vdes 20-vjeçari, duke punuar në ndërtimin e një banese të re. Ka qënë fatale për një të ri nga qyteti i Vlorës dita e djeshme e punës, kontakti aksidental me energjinë, e cila i ka marrë edhe jetën. Alban Nelaj, i cili punonte si ndihmës në një firmë të vogël ndërtimi, ka gjetur vdekjen e mënjeherëshme, kur ka prekur telat e korentit, për të cilat e dinte se nuk po përçonin energji elektrike. Sipas familjarëve të tij Albani, ishte duke hequr mënjanë disa fije elektrike në një banesë të re pranë lagjes “Pavarësia”, kur nga takimi i dy fijeve ka bërë qark elektrik, që i ka sjellë një dridhje të trupit nga voltazhi i madh i energjisë elektrike. Edhe pse është marrë menjeherë nga kolegët e tij dhe është përcjell për në spital, i riu Nelaj ka vdekur menjëherë si pasojë e energjisë, e cila pothuajse i ka karbonizuar trupin 20-vjecarit. Trupi i tij ka qëndruar në morg, për një ekzaminim nga ana e mjekëve ligjorë dhe më pas është tërhequr nga ana e familjarve, për të kryer ceremonitë e fundit mortore. Sipas burimeve të mjekëve të spitalit, që asistuan në këqyrjen e trupit, mësohet se energjia i kishte sjellë atak të menjëhershmë të zemrës, si dhe karbonizim të organeve të brendshme, ku si pasojë Alban Nelaj ka gjetur edhe vdekjen. Në polici janë pyetur të gjithë të pranishmit në vendngjarje, të cilëve iu janë marrë deklarime për faktet e rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit. Kohët e fundit janë shtuar rastet, kur në punë nga aksidente të ndryshme, kanë gjetur vdekjen mjaft punëtorë e specialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›