Sejdiu: Rrota e historisë nuk kthehet
"Rrota e historisë as nuk mund të ndalet dhe as nuk mund të kthehet. Kosova është e pavarur mbi argumente të fuqishme, në radhë të parë mbi vullnetin e popullit të saj, të zhvillimeve të mëhershme, të cilësisë që ka pasur dhe në kuadër të të gjitha proceseve të tjera që kanë ndodhur, prej intervenimit e deri te ndërtimi i institucioneve të proceseve demokratike, në proceset e bisedimeve, prandaj jemi ku jemi dhe Kosova është e pavarur", theksoi Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai iu kundërpërgjigj, në këtë mënyrë, homologut të tij rus, Dimitri Medvedev.
Pas takimit me ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Tarja Lajtianen, kreu i shtetit kosovar bëri këto deklarata, si dhe paralajmëroi njohje të reja, ndërsa vlerësoi lart vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë. Reagimi erdhi një ditë pasi Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i cili ndodhej për vizitë në Beograd, deklaroi se njohja e pavarësisë ishte e papranueshme dhe se Rusia do të vazhdonte të mbështeste Serbinë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.
Kreu i shtetit kosovar paralajmëroi njohje të reja, ndërsa vlerësoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë është një mesazh paralel për hapjen e mundësive të bashkëpunimit me Serbinë.
"Kosova, dje, ka përfunduar procesin e vendimit të themelimit të ambasadës së saj në Republikën e Maqedonisë, që është një shenjë e mirë e bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve dhe bashkëpunimet e shkëlqyeshme me vendet e tjera të rajonit. Unë them se është një mesazh paralel i ndjenjës sonë për Serbinë, që nesër të hapen mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe të komunikimit të lirë të qytetarëve, e të hapen mundësit e eksportit reciprok dhe jo të vazhdohet me pjesën e shtrëngesave", ka thënë Sejdiu.
Ambasadorja e re Finlandës, në Kosovë, Tarja Lajtianen, i dorëzoi sot Presidentit Sejdiu letrat kredenciale dhe ofroi mbështetjen e vendit të saj për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.
"Ne jemi këtu për ta mbështetur perspektivën europiane për Kosovën edhe në të ardhmen. Dhe është e qartë që Kosova ka të ardhme europiane dhe kjo është parë edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian", ka deklaruar ambasadorja Tarja Lajtianen, pas përfundimit të takimit në Prishtinë.