E Shtunë, 31 Tetor 2026

PASOK mbështet PS, PSE: Transparencë në zgjedhjet e ardhshme



Sekretari i Përgjithshëm i PSE, Philip Cordery, kërkoi dje përmes një deklarate zgjidhjen sa më shpejt të krizës në Shqipëri. "është e rëndësishme një zgjidhje e shpejtë e krizës politike. Jam i shqetësuar për shëndetin e grevistëve të urisë. Duhet të vendoset një dialog mes Qeverisë dhe opozitës. Të dyja palët duhet të negociojnë për zgjidhjen e problemeve që Shqipëria përballet sot. Nxis Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha të marrin iniciativën për t'i dhënë fund krizës. PSE mbështesin negociatat për reformën zgjedhore, me qëllim arritjen e transparencës në zgjedhjet e ardhshme", shprehet Cordery. PASOK-u grek mbështet grevën e urisë së socialistëve. "PASOK dëshiron të shprehë solidaritetin e tij me anëtarët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët janë në grevë urie për të kërkuar transparencën dhe ndershmërinë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. PASOK i bën thirrje Qeverisë shqiptare të dëgjojë zërat dhe shqetësimet e opozitës dhe të veprojë në mënyrë konstruktive pa humbur më kohë", thuhet në mesazhin e socialistëve grekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›