Peticioni, shkojnë në 126 intelektualët që firmosin
Letrës së hapur, drejtuar kreut të opozitës, Edi Rama, që të ndalë grevën e urisë për të mos penguar liberalizimin e vizave, i janë bashkuar edhe intelektualë të tjerë. Letra është firmosur nga 126 intelektualë. Fillimisht ajo u firmos nga 41 emra të artit dhe të letrave, por ndërkaq edhe intelektualë të tjerë vendosën firmën e tyre në letrën e hapur. Kështu intelektualë të njohur si, Avni Mula, Sajmir Kumbaro, Edmond Zhulali, Bujar Kapexhiu, Profesor Nestor Tereska, mjeku Halim Kosova e shumë mjekë të tjerë. Në letrën drejtuar Ramës thuhet: "Na duhet t'ua rikujtojmë të gjithëve se tamam në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës".
Intelektualët
Avni Mula Nderi i Kombit
Sajmir Kumbaro Regjisor
Jul Bushati Mjek, Profesor
Zamir Ndroqi Mjek, Profesor
Nestor Tereska Mjek Profesor
Hysen Heta Mjek, Profesor
Halim Kosova Mjek
Sokol Shupo Profesor
Artan Peqini Skulptor
Edmond Zhulali Kompozitor
Elsa Kone Mjeke, Profesore
Bujar Kapexhiu Regjisor
Jera Kruja Mjeke, Profesore
Anila Godo Mjeke
Sajmir Kodheli Mjek
Anila Prifti Mjek
Studente Haka Mjeke
Albana Shyti Mjeke
Evgjeni Kaçi Mjek
Pranvera Zeneli Mjeke