Ristani: Incidenti i djeshëm nuk ka lidhje me zgjedhjet, partitë të mos e përdorin politikisht

Ristani hedh poshtë përgjegjësinë e KQZ, nëse dështojnë zgjedhjet
Një pjesë e invalidëve nga Tirana do të kenë në dispozicion mjete ndihmëse për të hyrë në qendrat e votimit, në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Të paktën 38 qendra votimi nga mbi 300 të tilla në Tiranë do të pajisen me mjete ndihmëse për të mundësuar hyrjen e invalidëve në to në ditën e votimeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen djeshme projektvendimin Për miratimin e përdorimit të pajisjeve ndihmëse për të garantuar hyrjen e lirë të zgjedhësve me aftësi të kufizuar, në mjediset e QV, që parashikon ngritjen e rampave të drurit në 38 QV në kryeqytet. Në bazë të nenit 108 të kodit zgjedhor, kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet të përgatisin listat e zgjedhësve me aftësi të kufizuar për çdo QV. Por, administrata e KQZ gjykon se meqë për këtë kategori nuk janë planifikuar në kohë përgatitjet, atëherë është menduar që në disa njësi të Tiranës, ku janë evidentuar persona tetraplegjikë, të vendosen lehtësira, rampa prej druri, që bëjnë të mundur hyrjen e tyre në QV. Pjesa tjetër e invalidëve që nuk përfitojnë nga këto pajisje lehtësuese, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të mbështetet në ndihmën e personave të tjerë për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në votime. Një javë më parë KQZ, në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor lidhur me procedurat e votimit për zgjedhësit që nuk mund të votojnë vetë, miratoi përdorimin e një mjeti të posaçëm që mundëson zgjedhësit e verbër të lexojnë fletën e votimit në zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkaq, në lidhje me incidentin e rëndë që ndodhi në Durrës, kreu i KQZ Arben Ristani, në emisioni Ora e Debatit, përjashtoi çdo mundësi që ngjarja të ketë lidhje me atmosferën zgjedhore. Sipas Ristanit, deklaratat e politikanëve më shumë e acarojnë situatë sesa e qetësojnë atë, dhe kjo nuk i shërben aspak për mirë procesit zgjedhor. Gjithashtu, Ristani u bëri thirrje faktorëve politik që të mbajnë një qëndrim distancues ndaj incidenteve të tilla.Fryrja në këto forma e situatave të tilla nga partitë politike do të ketë pasoja të rënda, pasi ky keqpërdorim i ngjarjes nxit hakmarrjen tek palët e tjera, tha ai. Duke u ndalur tek menaxhimi dhe fati i procesit zgjedhor, Ristani u shpreh se zgjedhjet në vetvete janë një ndërmarrje, një sërë komponentësh që janë shumë të vështira për tu realizuar. Sipas tij, këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, por puna për të realizuar këtë proces ka nisur shumë vonë. Vonesat në këtë proces nuk i kanë shkaktuar KQZ, por partitë politike mbeten përgjegjëse, pasi ende nuk kanë propozuar anëtarët e KZAZ. Ne të gjithë së bashku duhet të jemi të ndërgjegjshëm për procesin zgjedhor, por mungesa e vullnetin politik i dëmton rëndë zgjedhjet, tha Ristani. Sipas tij, edhe nëse zgjedhjet do të cenohen, përgjegjëse do të jetë qeveria, opozita dhe Ministria e Brendshme, duke shtuar se problemi i kartave dhe i listave duhet të ishte zgjidhur më parë. Sipas tij, partitë politike kanë pasur mjaft kohë në dispozicion për të realizuar kërkesat për në proces zgjedhor të ndershëm. Por Ristani, deklaroi se kartat e identitetit dhe listat nuk janë pjesë e KQZ, ajo nuk ka lidhje me të. Këto komponentë nuk e cenojnë punën e KQZ. Ai tha se KQZ ka vepruar në përputhje me Kodin Zgjedhor, si në kohë ashtu edhe në procedura. Fleta e votimit do të jetë me 35 subjekte për Tiranën, ndërsa për të gjithë Shqipërinë fleta e votimit do të jetë me 34 subjekte dhe kjo është arsyeja që partitë politike kanë dalë duke reklamuar veten, ku thonë voto partinë numër x, u shpreh Ristani. Ndërkohë, Ristani tha se këtë herë zgjedhjet po zhvillohen me një konsesnsues të plotë. Vijmë në një proces kondensuar, nuk kemi pasur konflikte, madje edhe vendimet kur janë kundërshtuar, kanë qenë vota të thjeshta. Përgjithësisht, shumë akte të rëndësishme janë votuar bashkërisht nga të dy partitë e mëdha. Propozimet me të vërtetë janë partiake, por ne jemi ligjërisht të pavarur dhe secili nga ne ka një integritet personal dhe profesional larg konotacioneve politike, ka përfunduar kreu i KQZ.
Last Updated on Saturday, 13 June 2009 15:11