E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ zëvendëson PS-në në administrimin e zgjedhjeve lokale



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje që anëtarët e KZAZ-ve në zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit t’i kalojnë Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ky vendim erdhi pas bojkotit të PS-së të këtij procesi. Sipas kreut të KQZ-së, Kodi përcakton se anëtarët që i takojnë partisë më të madhe të opozitës, i kalojnë partisë të dytë më të madhe, në rast se ka një refuzim nga partia e parë. Kështu, PBDNJ-ja do të ketë rolin që duhet të kishte PS-ja në këto zgjedhjet në procesin e votimit. Gjithsesi, në mbledhjen e djeshme të KQZ-së u has një tjetër problem, pasi Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk ka paraqitur ende emrat në respektim të ligjit. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë janë të detyruara të propozojnë komisionarë. Sot KQZ do të shqyrtojë projektin për shpenzimet e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›