Qeveria: Akt historik, bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni
Qeveria shqiptare përshëndeti dje përmes aëdhënëses së qeverisë, znj. Majlinda Bregu, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Qeveria “Berisha” e quan këtë marrëdhënie të re mes dy vendeve si një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit euroatlantik.