PBK mbështetëse e femrës në politikë
Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi i shoqëruar nga gra dhe vajza të forumeve drejtuese të PBK-së, priti në një takim Elisabeth Rusdal, përfaqësuese e shoqatës norvegjeze të Grave dhe Familjes. Rusdal duke e përqendruar fjalën e saj në çështjen e pjesëmarrjes së gruas në politike në zgjedhjet parlamentare 2009, tha se do të duhet punë e madhe që gratë të përfaqësohen në 30% të parlamentit.
Do të isha e lumtur të shihja gratë në fillim të listave të kandidatëve të partive konkurruese dhe jo në fund të tyre, megjithëse ende nuk kam parë asnjë listë, theksoi Elisabeth Rusdal. Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, vendit nga vjen Rusdal, dhe përfaqësimin me më shumë se 50% të gruas në parlamentin e këtij vendi skandinav, ajo tha se gratë shqiptare në politikë kanë nevojë për trajnime, lidhur me angazhimin në debate, si të organizohen në rrjet dhe si të mbështesin njëra-tjetrën për të rritur përfaqësimin në parlament. Nga ana tjetër kryetari i PBK-së, Adriatik Alimadhi theksoi se Partia e Ballit Kombëtar, e cila në themel të statutit të saj ka pjesëmarrjen e gruas me mbi 30%. Në listën e 140 kandidaturave në rang vendi Balli Kombëtar do të përfaqësohet me 45-55 kandidate femra në listat për zgjedhjet e 28 qershorit. Alimadhi theksoi se emri i tij nuk do të jetë në listat e disa qarqeve, ku do të kandidojnë gra për tiu dhënë më shumë siguri përfaqësimit të femrës në parlament.