E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Zgjidhja e pronës, prioritet i mandatit të dytë qeverisës

Partia Republikane e konsideron çështjen e pronës një problem madhor kombëtar, që sipas saj do të gjejë zgjidhje gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisë së djathtë. Ky ka qenë kushti kryesor i arritur në marrëveshjen PD-PR, në këtë koalicion, u shpreh nënkryetari i Partisë Republikane Alfred Deshati. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së pronës është faktori më i rëndësishëm për të vendosur paqe sociale dhe për ti hapur sa më parë Shqipërisë rrugën e integrimit drejt familjes europiane. Sipas tij, PR- ja ka përcaktuar identitetin e saj si parti e djathtë, ku prona private është baza e tregut dhe zhvillimit ekonomik e demokratik. Ky është profili që ne kemi shfaqur dhe mbrojtur në Parlament, në qeveri dhe në strukturat ndërkombëtare, nëpërmjet debateve, projektligjeve dhe amendamenteve ligjore, nënvizoi Deshati. Ndër të tjera ai shtoi se kjo forcë politike është e vetëdijshme për kritikat që mund ti drejtohen për vështirësitë, që ajo ka hasur në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Por ai veçon se zëri i saj në mbrojtje të së drejtës së pronës duhet të fuqizohet nga një mbështetje sa më e gjerë qytetare, politike e parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›