Regjistrohen brenda afatit të KQZ, 45 subjektet politike

Për herë të parë grupimi i 4 koalicioneve; PD-PS-LSI dhe Poli i Lirisë
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 45 partitë konkurrente, për zgjedhjet parlamentare. Këto parti, kanë përfunduar regjistrimin e tyre, brenda afatit të lënë nga KQZ-ja. Për herë të parë në këtë prag zgjedhor, janë deklaruar 4 koalicione politike dhe për herë të parë nuk ka të pavarur. Mes 45 subjekteve kemi tashmë të grupuar, PD-në, PS-së, ndërkohë që është deklaruar edhe Koalicioni i LSI-së, dhe Polit të Lirisë. Në koalicionin Aleanca Socialiste për Integrim, që drejtohet nga LSI-ja, bëjnë pjesë edhe pesë parti të tjera, që janë PSV91, Partia e Gjelbër e Shqipërisë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia Toleranca e Re, që mbron të drejtat e komunitetit rom dhe atij egjiptian. Ky koalicion shumë shpejt do të regjistrohet pranë KQZ-së, sipas procedurave ligjore. Ndërsa koalicioni Poli i Lirisë, përbëhet nga Partia Demokristiane e Ndokës dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë e Dashamir Shehit si dhe Partia Bashkimi Demokrat. Në këtë koalicion, së bashku me ish- kryeministrin Aleksandër Meksi janë bashkuar edhe shoqatat më të rëndësishme të ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë, duke i dhënë këtij koalicioni një identitet të qartë politik të djathtë. Për tu regjistruar në një prej këtyre koalicioneve, KQZ-ja u ka lënë afat subjekteve deri më 13 maj. Ndërkohë që në datën 18 të po këtij muaji, duhet të dorëzohen listat e kandidatëve për deputet. Në bazë të Kodit Zgjedhor, subjektet politike duhet të regjistrohen 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, më parë si subjekt politik më vete dhe pastaj duke përcaktuar edhe si koalicion zgjedhor të cilit do ti përkasin. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve, thuhet në nenin 65 të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë, në nenin 68 thuhet shprehimisht se listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10.000 zgjedhës.
Lehtësirat dhe risitë e zgjedhjeve parlamentare 2009
Ditën e zgjedhjeve nuk ka ndryshime esenciale, por përkundrazi për votuesit ka tepër thjeshtëzime. Votuesit në zgjedhjet parlamentare do ti jepet vetëm një fletë votimi, në të cilën ai ka të drejtë të shënojë tek subjekti politik që preferon, pra nuk do të ketë emër kandidati, por do të jetë vetëm partia që ai preferon, brenda një koalicioni apo jashtë tij, kjo nuk ka rëndësi. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Leonard Olli një tjetër lehtësi për votuesin është krijimi i regjistrit elektronik të shtetasve dhe mënyrat e publikimit të listave zgjedhore, si dhe informimi për mjetet e identifikimit që janë vetëm dy: letërnjoftimet dhe pasaporta për udhëtime jashtë shtetit. Një tjetër risi që ka sjellë Kodi Zgjedhor është implementimi i kamerave në VNV, të cilat do të vendosen 66 VNV-të. Gjithashtu është parashikuar vendosja e një kamere për çdo tavolinë numërimi, ndërsa mendohet të ketë mesatarisht 6-7 tavolina numërimi në çdo VNV, ku çdo kamera e secilës tavolinë numërimi të votave, do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë dhe me një monitor, ku vëzhguesit në distancë të pranueshme fizike nga GNV kanë mundësi të kontrollojnë deri në detaje se çfarë ndodh me çdo fletë votimi. Përveç kësaj, gjithë ky material filmik regjistrohet dhe është i disponueshëm në çdo moment nga KQZ- ja. Ai mund t'u jepet dhe subjekteve politike që duan të verifikojnë saktësitë apo pasaktësitë e mundshme. Një tjetër risi e këtyre zgjedhjeve është edhe instalimi kamerës që mundëson filmimin me 360 gradë të ambientit, ku zhvillohet numërimi i votave, këto pamje do të vijnë online në KQZ dhe do të krijojnë paralelisht mundësinë për transmetimin, si të dhënave, por dhe për të pasur gjithçka nën kontroll. Në lidhje me nxjerrjen e rezultatit të votimit të zgjedhjeve, zëdhënësi Olli shpreson që ai të jetë më i shpejtë se në proceset paraardhëse për një mori faktorësh.
Last Updated on Sunday, 10 May 2009 16:01