E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi elektoral i demokratëve në fundjavë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, gjatë një takimi me banorët e komunës Komsi të Matit, ka kërkuar një tjetër mandat për qeverinë e djathtë të kryeministrit Berisha. Ne kërkojmë më tepër mbështetje, sepse besojmë që kemi shumë më tepër arsye sot që kërkojmë të votohet për Partinë Demokratike se sa çkishim në vitin 2005 dhe 2007, pasi në këto vite ne kishim shpresën që ky vend duhet të ndryshojë, tashmë nuk kemi më shpresën kemi bindjen që ky vend po ndryshon, është shprehur kreu i grupit parlamentarë të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Olldashi është ndalur në disa komuna në zonën e Myzeqesë, duke theksuar se qeveria ka investuar gjatë këtyre 4 viteve disa herë më shumë se socialistët. I gjithë investimi në 3 vjet i PS-së në komunën e Fiersheganit ka qenë 20 milion lekë të reja. Investimi që ne ke mi bërë në komunën e Fiersheganit në tre vite të marrë së bashku është 360 milion lekë të reja, nënvizoi Olldashi. Kurse, kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Lufter Xhuveli, ka zhvilluar një takim paraelektoral në njësinë numër 8 në kryeqytet. Xhuveli tha se në politikat e forcës që drejton nuk ka qëndrime të ndryshme, por qendrat e zhvilluara ndryshe për zonat rurale. PAA-ja ka dëshmuar në çdo rast që është pjesë e vendimeve konstruktive dhe pozitiviste që ka marrë dhe merr qeveria shqiptare që ka marr dhe mbështet parlamenti shqiptarë, u shpreh Xhuveli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›