LSI-ja premton punësim për të rinjtë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, Ilir Dashi, kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, zhvilloi dje një takim me qindra të rinj të LRI-së në njësinë nr. 1 të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Dashi u premtoi të pranishmëve më shumë mundësi për t’u punësuar. “Ndaj është Koha për Veprim, pasi çmimet, njëlloj si premtimet boshe të qeverisë “Berisha”, po vijnë gjithnjë në rritje. Ndaj, pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka nevojë që të luftojë varfërinë dhe papunësinë. LSI-ja do të mund të ndryshojë për mirë jetën e shqiptarëve, do të mund te luftojë papunësinë dhe varfërinë”, - tha Dashi. Duke vazhduar më tej, ai ka ftuar të gjithë të rinjtë në të gjithë vendin që duke u bashkuar, të mund të investojnë për punësimin e tyre, do të mund të investojnë për të ardhmen dhe dinjitetin e tyre.