E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përplaset me makinën e policisë, arrestohet 34-vjeçari



Po udhëtonte me makinë në drejtim të Shkodrës, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin e policisë, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tiranë - Shkodër, në lagjen “Bahçallëk” të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur Kisha e Zojës. Drejtuesi i mjetit, Arjan Gemi, 34 vjeç, po drejtonte një autoveturë tip “Benz 200”, me targa italiane FI-N-11051, dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me automjetin e policisë tip “Nissan”, i cili ka qenë i dislokuar me shërbim si pikë kontrolli.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë 20-vjeçarja A. Galica, pasagjere në automjet. Ndaj saj është dhënë ndihma parë, duke e dërguar atë në spitalin e qytetit, ku tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagë të lehta ka marrë edhe një efektiv i policisë, i cili ishte me shërbim në atë pikë kontrolli, si dhe drejtuesi i automjetit, Arjan Gemi. Të dy të dëmtuarit, pas marrjes së mjekimit, janë larguar nga spitali.

Policia ka ndaluar 34-vjeçarin Gemi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›