Vlorë, Rama premton lëvizje pa viza
Kryetari i Partisë Socialiste vijoi takimet elektorale në qytetin e Vlorës, ku kësaj here ai ka premtuar lëvizje të lirë për qytetarët pas 28 qershorit. Duke folur përpara vlonjatëve, Rama tha se me fitoren e PS-së shqiptarët do të udhëtojnë lirisht në Evropë, pavarësisht se kreu i PS-së nuk premtoi një afat në lidhje me këtë premtim. “Unë nuk ju premtoj, por angazhohem se me fitoren e 28 qershorit, do të fitojmë edhe lirinë e lëvizjes për çdo shqiptar e shqiptare në të gjithë territorin e Shqipërisë, për të hyrë dhe dalë lirisht nga vendi ynë në mes të Evropës”, - deklaroi Rama. Më pas, ai premtoi një ministri të veçantë për fshatin si dhe premtoi më shumë vëmendje ndaj fermerëve. Sipas tij, zgjedhja është e qartë dhe kërkoi që vlonjatët të votojnë PS-në këto zgjedhje.