PD, Basha: Në fillim të mandatit të dytë, shqiptaret do të lëvizin të lirë
Raportin negativ i Bashkimin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët, është komentuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësuesit e forcave politike në vend. Në Tiranë forcat politike lexojnë ndryshe nga njëra-tjetra një raport të Brukselit për liberalizimin e vizave, por ato pranojnë se zgjedhjet e 28 qershorit janë shansi vendimtar për këtë. Kështu, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha premtoi se liberalizimi i vizave, do të jetë prioriteti kryesor në mandatin e dytë të qeverisë Berisha.
Në fjalën e tij, ministri Basha theksoi se rruga për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në shtetet e tjera Evropiane do të bëhet së shpejti realitet. Në një kohë rekord në historinë e unionit, në 28 prill, presidenti i Këshillit Evropian mori nga duart e Berishës kërkesën për anëtarësim të plotë të vendit në BE. Procesi i liberalizmit të vizave është në rrugë të mbarë. Në fillim të mandatit tonë të dytë, do të lëvizim pa viza si Evropianë të barabartë mes evropianëve, nënvizoi Basha. Duke nënvizuar se gjatë këtij katërvjeçari Shqipëria i është afruar së tepërmi të gjitha standardeve evropiane, tani mbas pranimit të Shqipërisë në NATO është radha për tu pranuar dhe në Bashkimin Evropian. Ai i bëri dhe një rezyme rrugës së ndjekur nga qeveria Berisha për futjen dhe anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake të Atlantikut Verior. Në Tiranë prej disa ditësh është mësuar përmbajtja e një raporti të Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili fillon të shqyrtohet të hënën në Bruksel me ekspertë të vendeve të BE-së. Pritet që në fund të qershorit, vendeve të BE-së t'u rekomandohet heqja e vizave me Maqedoninë që i përmbush, sipas raportit të gjitha kriteret. Shqipëria vlerësohet të jetë mbrapa Malit të Zi dhe Serbisë dhe në një grup me Bosnjë Hercegovinën, në përmbushjen e tyre. Vlerësimi i Komisionit Evropian vjen në kohë fushate zgjedhore në Shqipëri dhe lexohet ndryshe nga forcat politike, por ato pranojnë se zgjedhjet janë prova e vërtetë e Shqipërisë për të përfituar liberizmimin e vizave me vendet e BE-së.