Raporti me 600 faqe i BE bllokon liberalizimin e vizave, qeveria shqiptare e korruptuar
Komisioni Europian bllokon lëvizjen e lirë edhe për vitin 2010, bie premtimi i Berishës
Komisioni Evropian në publikimin e udhërrëfyesit të dytë për procesin e liberalizmit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ngre shqetësimin se Shqipëria nuk i ka përmbushur ende kriteret për një proces të tillë. Komisioni Evropian ka dorëzuar tek 27 vendet anëtare, raportet e veçanta për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë,Malin e Zi dhe Serbinë. Raporti për vendin tonë përmban plot 600 faqe voluminoze, rreth të cilave anëtarët e bllokut kanë debatuar për të parë, se cilat vende kanë bërë progresin e kërkuar dhe cilat kanë ende rrugë deri në përmbushjen e detyrimeve. Në dokumentacionin e plotë vlerësohet shqetësimi për Shqipërinë, e cila nuk ka përmbushur detyrimin e kërkuar dhe për këtë arsye është krejt e pamundur të rekomandohet heqja e regjimit të vizave për vitin 2010. Çështjet më problematike që kanë penguar vendin tonë janë: siguria e dokumenteve të identifikimit, regjimi kufitar, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, funksionimi i drejtësisë dhe institucioneve të pavarura si dhe kriteret politike që janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Duke u ndaluar tek problemi i pajisjes së qytetarëve me pasaportat biometrike, pasi një numër i vogël qytetarësh ka aplikuar për marrjen e tyre dhe një numër i pakët është pajisur me to. Nuk ka ende një vlerësim mbi nxjerrjen në qarkullim të pasaportave biometrike me procedurë të sigurt të personalizuar, me gjithë rifreskimin e të dhënave. Ka nisur procesi i aplikimeve, por nuk ka shpërndarje të konsiderueshme të pasaportave, ndaj nevojiten verifikime të mëtejshme në këtë drejtim, si dhe kërkohen më shumë përpjekje për integritetin dhe sigurinë e procedurave të personalizimit dhe shpërndarjes, programe kundër korrupsionit e trajnime për zyrtarët që do të merren me pasaportat dhe vizat, si dhe forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit me INTERPOL për të deklaruar pasaportat e humbura apo të vjedhura, shkruhet ndër të tjerash në raport.
Lufta kundër krimit të organizuar
Për sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, është një tjetër problem, ky që theksohet në raport për Shqipërinë. Në dokument thuhet se Shqipëria është ende larg objektivave megjithëse masa e parë, regjistrimi i popullsisë ka filluar. Shqetësuese është edhe lufta e pamjaftueshme kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikimit njerëzor. Pavarësisht entuziazmit të qeverisë, Shqipëria ka bërë shumë pak për të parandaluar këtë trafik. Zbatimi i strategjive thelbësore mbi luftën ndaj krimit të organizuar mbeten sfidë kyçe për vendin. Nuk është miratuar strategjia mbi pastrimin e parave. Duhen forcuar kapacitetet e nevojshme administrative për luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi ndërinstitucional është i dobët, ndërsa investigimi mbetet peng nga fuqizimi i një ligji efikas për këtë sistem, thekson raporti i Komisionit Evropian. Raporti vlerëson progresin në fushën e rendit publik dhe të sigurisë. Sipas këtij raporti, progres është bërë gjithashtu edhe në trajnimin e forcave të rendit, një zhvillim i dukshëm krahasuar me një vit më parë.
Kontrolli i kufijve dhe emigracionit ilegal
Një tjetër pikë, ku ndalet raporti është edhe përpjekja për kontrollin e kufijve dhe emigracionit ilegal. Ndërkohë për sa i përket trafikimit njerëzor raporti thekson, se pavarësisht promovimit të konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, në terren nuk ka një zbatim të mirëfilltë të saj. Progres i dukshëm, sipas raportit është hyrja në fuqi e ligjit për të huajt, ku vlerësohet bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me vendet e Bashkimit Europian. Shqetësimi i fundit i raportit por jo për nga rëndësia, është trajtimi i minoriteteve. Në dokument theksohet se ka ende probleme me komunitetin rom. KE kërkon hartimin dhe miratimin e menjëhershëm të një ligji të plotë kundër diskriminimit. Përsa i përket sistemit të azilit, raporti thekson se ky sistem është në funksion të plotë dhe në përputhje me standardet e vendeve të bllokut 27 anëtarësh. Shqipërisë mund t'i duhet të paktën edhe një tjetër raport i vjeshtës, për të arritur në një përfundim që do të varet shumë nga zgjedhjet e qershorit. Në fund të muajit qershor Komisioni pritet të rekomandoje heqjen e vizave për Maqedoninë, që i përmbush tashmë të gjitha kriteret dhe Serbinë e Malin e Zi, që kanë gjasa të arrijnë në kohë kushtet e nevojshme.
Kushtet e BE
Shqipëria duhet të plotësojë pesë kushte për të fituar lëvizjen e lirë në vendet Shengen. Kushtet emergjente që duhet të plotësojë Shqipëria janë lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër emigracionit klandestin, sistemi gjyqësor dhe sistemi i mirë i sigurisë që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Zyrtarët e lartë evropianë kanë vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim, por kanë nënvizuar se ka ende punë për tu bërë. Zgjedhjet e 28 qershorit janë sfida dhe guri i provës për Shqipërinë, por edhe për politikën. Liberalizimi i vizave dhe më pas marrja e statusit të vendit kandidat të BE-së do të vijnë në rast se më 28 qershor gjithçka do të shkojë shumë mirë. Pavarësia e gjyqësorit dhe siguria e dokumenteve janë thelbësore që shqiptarët të lëvizin të lirë në Evropë.
Last Updated on Tuesday, 26 May 2009 17:43