E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti për vizat, Zogaj: Qeveria të plotësojë standardet e kërkuara

Raportin negativ të Bashkimin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave e ka komentuar dhe anëtari i Komisionit të Jashtëm në Parlament, Prec Zogaj, i cili i kërkoji qeverisë shqiptare që të mos vendosë afate se kur qytetarët do të udhëtojnë pa viza, por të plotësojë standardet e kërkuara nga BE-ja. Pas publikimit të raportit të KE-së për zhvillimin e Evropës Jug-Lindore, në të cilin Shqipëria renditet në vendin e fundit në botë për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Zogaj tha se zyrtarët që kanë negociuar më nga afër, duhet të japin shpjegime më të hollësishme për këtë raport kritik. Parlamenti tani është i shpërndarë, vendi po zhytet në fushatë, në këtë kontekst zgjedhjet janë testi kryesor, e kemi thënë, zgjedhjet e 28 qershorit janë testi themelor që Shqipëria të hedh një hap vendimtar drejt liberalizimit te vizave. Kështu që këtë problem do e marrim seriozisht. Ky nuk është një problem që trajtohet në mënyrë propagandistike, sepse kalojnë ditët dhe propaganda zhduket. Kjo duhet marr seriozisht duke i parë një për një standardet e liberalizmit, zgjedhjet janë një test po jo i vetmi, u shpreh Prec Zogaj, anëtar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›