Patozi: PD i pret zgjedhjet e qetë, në kampin rozë ka rënë zija
Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka zhvilluar takime me banorë të komunës Markat të qytetit të Sarandës. Në fjalën e tij, Patozi ka deklaruar se Partia Demokratike i pret e qetë zgjedhjet e 28 Qershorit ndërsa në kampin rozë ka rënë zija.
Ne flasim për ndryshimin, që nuk është slogan por realitet që ju e ndjeni çdo ditë aty ku jetoni dhe punoni, është shprehur Patozi. Sipas tij të gjitha premtimet e bëra nga qeveria janë mbajtur madje në disa raste ato janë tejkalua dhe gjatë katër viteve të kësaj qeverie edhe komuna e Markatit është shkëputur nga izolimi i qeverive të mëparshme socialiste. Në fund nënkryetari i Partisë Demokratike bëri dhe një përmbledhje të arritjeve në këto katër vite, ku theksoi dyfishimin e pensioneve në fshat, uljen e taksave si dhe luftën ndaj krimit të organizuar.