Zgjedhjet parlamentare në Hungari

Hungarezët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme ku pritet fitorja e partisë së qendrës së djathtë Fidesz, pas tetë vjetësh qeverisje nga ana e socialistëve. Fidesz, që ka qeverisur vendin në periudhën 1998 - 2002, ka premtuar ulje të taksave, vende të reja pune dhe mbështetje më të madhe për sipërmarrjet vendase, për të nxjerrë ekonominë hungareze jashtë recesionit. Sondazhi më i fundit i zhvilluar në vend, nxjerr fitues qendrën e djathtë me një mazhorancë prej 2 të tretash në Parlament.
Ky do të ishte dhe numri i duhur i deputetëve për të bërë reforma strukturore, ndërkohë që partia e ekstremit të djathtë Jobik mund të ketë për herë të parë një përfaqësi të saj në parlament. Hungaria ka 8 milion votues, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare prej dy raundesh. Raundi i parë ëshët sot dhe i dyti në 25 prill. Viktor Orban, lider dhe kandidat i Fidesz, ka votuar në Budapest. Ekonomi hungarezxe ka pasur një rënie të madhe vitin e kaluar 6.3 për qind dhe papunësia ka arritur në 11.4 për qind, pika më e lartë që nga viti 1994. kjo ka rritur dhe pakënaqësinë ndaj qevrisë socialiste të udhëhequr nga Gordon Bajnai.
Dorina Gusmari < I mëparshmi