Ndërpriten punimet e një xhamie në Borsh
12/11/2009 “Nuk u respektua ligji i urbanistikës”
Ndërpriten punimet e një xhamie në Borsh
SARANDË - Ndërtimi i një xhamie në afërsi të fshatit Borsh është ndërprerë pasditen e mërkurë nga institucioni i nënprefekturës së Sarandës dhe Delvinës, për shkak se investitori nuk kanë respektuar ligjin e urbanistikës. Nënprefektja, Elsa Gjini, i tha gazetës "Metropol", se iniciatorët e ngritjes së këtij objekti janë koshientë për këtë dhe kanë menduar se duke shfrytëzuar motin e keq, do tia dalin të sfidojnë ligjin dhe autoritetin e tij. Gjini tha se "për xhaminë që kërkohet të ngrihet në Borsh nuk është marrë leja e ndërtimit, ndërkohë që është tentuar të ndërtohet pa siguruar më parë studimin gjeologjik të truallit". Kjo ka bërë që punimet për këtë ndërtim të bllokohen. Përveç mungesave serioze në dokumentacion, mësohet se nisma për ngritjen e xhamisë në Brosh ka hasur edhe në kundërshtimin e banorëve përreth truallit, ku është pretenduar të ngrihet ky objekt kulti. Kundërshtimi ka ardhur jo për arsye besimi, por se sinjalet e rrëshqitjeve në afërsi të atij trualli nuk kanë munguar kohët e fundit, dukuri që kanë shkaktuar krisje të mureve të disa banesave përreth dhe frikë për shembjen e tyre.