E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Heqja e imunitetit të bëhet me ligj

Ndryshe nga Partia Socialiste, demokratët shprehen se është po aq e vlefshme juridikisht, edhe miratimi i një ligji me 84 vota për heqjen e imuniteti. Përmes ekspertëve të saj, demokratët janë shprehur se PS-ja duhet të japë konsensusin e duhur në miratimin e ligjit për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë. “Miratimi i një ligji me 84 vota konsiderohet i vlefshëm juridikisht për heqjen e imunitetit”, - u shpreh dy ditë më parë një nga deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë, pak kohë më parë, pas dështimit për gjetjen e një kompromisi në Parlament, për të siguruar 84 vota për kufizimin e imunitetit të deputetëve, maxhoranca e la atë në mënyrë vullnetare. Deputetët e Partisë Demokratike, kohë më parë firmosën një deklaratë, sipas të cilës, secili prej tyre deklaron kufizimin e imunitetit për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv sipas Kodit Penal, pa pasur nevojë që kërkesa e Prokurorisë të votohet më parë në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›