E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja te Kurum, faji i punëtorëve

 

ELBASAN – Dy prej punonjësve të “Kurum”, të cilët mbetën të plagosur mbrëmjen e së shtunës, janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës. Luan Muhametaj, 52 vjeç dhe shtetasi turk, Murat Filiz, 30 vjeç kanë pësuar djegie më të rëndë, ndërsa kolegët e tyre, Arben Muhametaj dhe Hysen Cungu lanë dje spitalin e Elbasanit. Në pritje të përmirësimit të kushteve shëndetësore të punonjësve e marrjes së tyre në pyetje, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin për ngjarjen. Nisur nga rrethanat në të cilën ndodhi, të dhënat paraprake flasin për një ngjarje aksidentale. Sipas grupit hetimor, djegia e punëtorëve ndodhi pasi ata do të pastronin zonën e dhomës së pluhurit, ku bëhej pastrimi i çelikut. Në momentin kur ata kanë hapur derën e dhomës-depozitë, nxehtësia e madhe, për shkak të afërsisë me furrën e shkrirjes së metalit ka provokuar shpërthimin e copave, duke djegur punëtorët. Ndaj tyre do të nisë hetimi për akuzën e shkeljes së rregullave në punë. Ditën e djeshme, puna në kompaninë “Kurum International” ka rinisur, pas ndërprerjes disaorëshe për shkak të ngjarjes së rëndë. Plagosja e së shtunës pasoi shpërthimin e ndodhur në janar të vitit të shkuar, kur një punëtor humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.                                  a.k
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›