E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Bashkia e Tiranës nxit krizën ekonomike me rritje taksash

Pas deklaratës së Ramës për Fondin Monetar Ndërkombëtar, i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike përmes zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli. Sipas Mëhillit, kryesocialisti në pozicionin e tij si kryetari i bashkisë së Tiranës, po nxit krizën ekonomike, duke 3-4 fishuar taksat vendore për biznesin e vogël. " Zoti Rama, i cili ka tre katërfishuar taksat vendore për biznesin e vogël, po bën çdo përpjekje për të nxitur krizën në Tiranë, ndaj dhe qeveria ka vendosur ta ndalojë dhe me një dekret të posaçëm do ti vërë atij kufirin te thana, ashtu siç është shprehur dhe kryeministri, dhe nuk do të lejojë asnjë rritje tjetër tarifash dhe taksash vendore për biznesin e vogël më shumë se dhjetë për qind", u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›